Ambasadori Amerikan Donald Lu ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e Presidencës ku raportohet se është takuar me presidentin Bujar Nishani. Takimi me Nishanin vjen pas kritikave të forta të ambasadorit Lu ndaj kryeprokurorit Adriatik LLalla.
Paraditen e sotme, u tha se Presidenti i Republikës kishte refuzuar një takim me ambasadorin Lu.
Ndërkohë fill pasi akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për shkelje të Kushtetutës dhe për faktin se për 18 muaj me radhë ka qenë kundër reformës në drejtësi, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu pati sot takime “kokë më kokë” me zyrtarë të lartë në Kryeministri dhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.