Teksa doli në balotazh në votimet e primareve të së dielës për Bashkinë e Tiranës, doktor Ilir Alimehmeti ka falënderuar të gjithë mbështetësit që e votuan për t’u kualifikuar në raundin e dytë.
Në një status ne rrjetet sociale, Alimehmeti ndan një foto me mbështetës së tij dhe e konsideron një garë të bukur dhe pozitive, raundin e parë të të primareve në Partinë Demokratike.
“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që mu bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, shkruan Alimehmeti.
Në raundin e parë Ilir Alimehmeti mori 2196 vota dhe do të shkojë në balotazh me Belind Këlliçin i cili mori 4040 vota, por edhe pse mori më shumë vota se të gjithë Këlliçi nuk mundi të kalojë pragun e 50% + 1 votë.
Raundi i dytë do të zhvillohet më 11 dhjetor.