Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti zyrtar i Lidhjes së Kombeve/ Dhuna e vrasja e çamëve nga grekët

2019/05/12 at 6:04 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokumenti zyrtar i Lidhjes së Kombeve/ Dhuna e vrasja e çamëve nga grekët

Në faqen n°240 të dokumentit të “Société des Nations – Journal Officiel”, botuar në shkurt të 1925, gjejmë një memorandum që pasqyron, shpërnguljen, dhunën dhe vrasjet e çamëve nga autoritetet (milicia) greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


“Dihet se Lidhja e Kombeve ka udhëzuar Komisionin Miks në Greqi që të dallojë shqiptarët nga turqit në mënyrë që të parët të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Për fat të keq, autoritetet lokale helene, me një zell të tepërt, përdorin mjete indirekte për të detyruar shqiptarët myslimanë të Greqisë që të largohen nga ky territor.

Këto mjete janë përndjekja sistematike e kryer me sqimë.

Kështu shqiptarët e Çamërisë (Prevezës dhe Filatit) keqtrajtohen dhe vidhen çdo ditë nga grabitës, nën sytë e xhandarmërisë dhe autoriteteve civile greke.

Grabitësi Çile Mastora dhe zëvendësi i tij Nikolla Qamo ishin veçanërisht të specializuar në këtë profesion, në rrethin e Paramithisë, ku banorët e fshatrave përreth duhet t’u paguanin atyre një haraç.

Autoritetet greke kanë zënë me forcë shtëpitë e shqiptarëve dhe kanë strehuar në to refugjatë, duke lënë jashtë, në rrugë, banorët vendas, ndërsa shtëpitë e të krishterëve nuk janë prekur.

Fshatrat si Karbunare, Gardhiqi, Dragumi janë zbrazur nga banorët e tyre, të cilët janë strehuar në Parga dhe Margariti, në mjerimin më të zi.

Autoritetet mbyllin sytë, nuk u japin kurrë të drejtë shqiptarëve, por, nga ana tjetër, mbështesin veprimin e bandave. Kështu nën-toger (officer) Papasi terrorizon popullsinë e Filatit, dhe shqiptarët që guxojnë të paraqesin një ankesë kundër grabitësve, i nënshtrohen dhunës. Disa grabitës imponohen zyrtarisht si mbledhës parash ndaj fshatarëve shqiptarë, dhe mjerë ata që nuk duan t’u nënshtrohen atyre. Për shembull, grabitësi Teodor Cimando u imponua për fshatarët e Lopes.

Grabitësit Nejo dhe Haidus vjedhin fshatrat shqiptarë të Lopes, Koskës, Sqeparit, Spatarit, dhe ndërsa shqiptarët kanë pasur prirjen për të shmangur këtë haraç, oficeri Papas (për të cilin biseduam më sipër) vrau përpara të gjithë shqiptarëve Adelin Pilafin dhe Rustem Hamzain nga Versela, për arsyen se ata refuzuan t’u paguajnë haraç këtyre grabitësve.

Shqiptarëve nuk u lejohet të ankohen për dhunën dhe vjedhjen e kryer nga refugjatët; shqiptarët Mamo Balo, Shuaib, Malo Mustafa Saidi, Adem Shuaibi dhe Qerim Melaku nga Margelleçi (Margariti) u burgosën dhe u dërguan në Prevezë pasi guxuan të ankoheshin se refugjatët po vidhnin perimet, ullinjtë dhe frutat e pemishteve të tyre.

Politika e ndjekur nga këto trajtime është t’i detyrojë shqiptarët të largohen nga Greqia. Autoritetet përndjekin ata shqiptarë që deklarohen kështu dhe nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kështu shqiptarët Haki Musa, Musa Demi (nga Filati), Omer Çapari dhe Xhevat Merushi (nga Preveza) u sollën para gjykatës si “propagandistë shqiptarë”. Edhe muftiu i Filatit u dërgua para gjykatës, por u lirua menjëherë pasi premtoi se do të deklarojë veten si mbështetës i shkëmbimit.

Prefekti i Prevezës, z. Xhekas, kërcënoi shqiptarët Sheik Sabriun, Mehmet Buzën dhe Shukri Abazin pasi guxuan të thonin para Komisionit Miks se ata janë shqiptarë dhe për këtë arsye ata nuk duhet të largoheshin nga vendi.

Përndjekjet e shqiptarëve në fshatrat që ndodhen në prefekturat e Florinës dhe Kastorisë nuk janë më pak të neveritshme.

Atje gjithashtu, u morën gjithçka shqiptarëve, shtëpitë, të korrat, bagëtitë dhe, me qëllim që t’i detyronin të largoheshin, ata pësuan keqtrajtime të përditshme. Pra, të emëruarit Mustafa Ismaili dhe Demir Mustafa, me origjinë nga fshati shqiptar Revani (Kastorisë), u rrahën deri në vdekje, më 28 prill 1924, në postën ushtarake të Revanit dhe atë të Kalovishtës. Fytyrat dhe trupat e të dy viktimave ishin deformuar në atë mënyrë sa nuk kishte më asgjë njerëzore.

Një tjetër shqiptar, Abdullah Zeqiri, nga Sliveni (Kastoria), u vra më 4 maj 1924 nga refugjatët ndërsa autoritetet nuk bënë asnjë përpjekje për të arrestuar vrasësin.”

 

Etiketa: camegrekelidhja e kombeve


Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Presidenti i Iranit: SHBA po na bën presion të paprecedent

Presidenti i Iranit: SHBA po na bën presion të paprecedent

Parullat “Borchardt turp të kesh”, Basha: Nuk kam…

Parullat “Borchardt turp të kesh”, Basha: Nuk kam...

Partizani mposht Tiranën, shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh

Partizani mposht Tiranën, shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com