TIRANE- Ky është dokumenti i vitit 1991 kur Partia e Punës së Shqipërisë ndryshoi emër duke u bërë Partia Socialiste (kjo që kemi edhe sot). Dokumentet i nxori nga arkivat politologu Afrim Krasniqi. Ky hulumtim i tij vjen në kohën kur diskutohet zgjedhja e Kryetarit të PS. Krasniqi ka bërë edhe një analizë se si kanë ndryshuar statutet e PS ndër vite në portalin e tij, politike.al.
Në dokumentet që publikojmë sot shihet se kërkesa për ndryshimin e emrit u bë nga Fatos Nano, asokohe kryetar partie më 3 Korrik 1991. Kërkesa u firmos nga Ministri i Drejtësisë Shefqet Muçi 14 gusht 1991.