Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti i KQZ/ Ja kush janë deputetet dhe kryebashkiakët të dënuar nga gjykatat

2017/02/22 at 10:05 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dokumenti i KQZ/ Ja kush janë deputetet dhe kryebashkiakët të dënuar nga gjykatat

Përmes një letre të gjatë dhe shpjeguese, kreu i KQZ informon institucionet më të larta të shtetit, Presidentin, Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin dhe ambasadorët e SHBA dhe BE për deputetët që kanë dënime në formularët e vetëdeklarimit. Letra është dërguar pas hetimeve që nisi Prokuroria ndaj KQZ-së duke e akuzuar se ka pranuar formularë jashtë afateve dhe nuk ka bashkëpunuar në çështjen e Armando Prengës.


Sipas kësaj letre, që Opinion.al e disponon të plotë, 7 deputetë dhe 3 kryetarë bashkie kanë korrigjuar formularët e vetëdeklarimit, duke deklaruar dënimet të cilat i kishin fshehur herën e parë. Aty figuron emri i Arben Ristanit, Artan Gaçit, Spartak Brahos, Vladimir Kostës dhe Ylli Shehut.

Deputetet jashte afateve

Në listën e deputetëve që kanë deklaruar me vonesë dënimet dhe kundravajtjet figuron dhe emri i deputetit të PS-së, Vladimir Kosta. Ky i fundit është dënuar me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ylli Shehu i LSI-së ka deklaruar se është dënuar për kontrabandë në vitin 2007 dhe ka marrë si masë ndëshkimi 200 mijë lekë sanksion.

Ndërsa Sali Berisha ka deklaruar se ka pasur emrin Salih. Sipas regjistrit të gjendjes civile, rezulton se ish-kryeministri Sali Berisha “Më datë 28.09.2009 ka korrigjuar datëlindjen nga ‘01.07.1944’ në ‘15.10.1944’. Në regjistrimet e mëparshme e dhëna në rubrikën emri rezulton të jetë Salih”.

Kryebashkiaket jashte afateve

Në listën e kryebashkiakëve që janë kujtuar me vonesë për të deklaruar dënimet figurojnë 5 emra. Ai i Artur Bardhit, kryebashkiak i Kurbinit, i cili ka deklaruar se ka bërë 1 vit e gjysmë burg për kalim kufiri në vitin 1990. Adriatik Zotakaj, kryebashkiak i Poliçanit, ka goditur për shkak të detyrës. Tërmet Peçi i Tepelenës ka falsifikuar dokumente në vitin 2004. Kurse Edmond Themelko i Bashkisë së Pustecit është amnistuar në vitin 2015 për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni dhe për kontrabandë.

Deputetët e dënuar

Armando Prenga– PS (Gjykata e Kurbinit akuzuar në vitin 2005, për falsifikim dokumentesh neni 186/1 i Kodit Penal)(dënuar me 300.00 lekë gjobë).

Andrea Marto-PS (Gjykata e Tiranës, Kolegji Ushtarak (akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Neni 81/ 1 Kodi Penal. Në vitin 1978 i dënuar me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës)

Shënim: Deputeti Marto deklaron se nuk është e vërtetë akuza. KQZ ka kërkuar të sqarohet e vërteta).

Deklarimet jashtë afatit

Arben Ristani– PD (Dënuar për shpifje për shkak të detyrës, me 200 mijë lekë në vitin 2015).

Spartak Braho -LSI (Dënuar për shpifje të bërë botërisht. Dënim me gjobë 10 mijë lekë në vitin 1995).

Vladimir Kosta – PS (Dënuar për armëmbajtje pa leje. Dënim me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000. Ka korrigjuar vetëdeklarimin).

Ylli Shehu– LSI (Dënuar për kontrabandë. Dënim me gjobë 200 mijë lekë në vitin 2007. Kërkesë për plotësim jashtë afatit).

Sali Berisha – PD ( I padënuar. Kërkesë për plotësim të ndryshimit të gjeneraliteteve dhe datëlindjes).

Xhemal Qefalia – PS (I padënuar, kërkesë për ndryshim gjeneralitetesh, mbiemrin).

Deputetët që nuk prken nga dekriminalizimi

Artan Gaçi– PS (Dënuar për kundërvajtje penale. Dënuar me gjobë 300 mijë lekë, i shpallur i pafajshëm në vitin 2009).

Asllan Dogjani- PD (Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit Shkodër. Akuzuar për shpifje dhe përhapje të qëllimshme të informacioneve që dihen se janë të rreme. Neni 119 i Kodit Penal në vitin 2004. Pushim gjykimi). Nuk e ka deklaruar dënimin.

Florian Mima-PD (Gjykata e Tiranës, akuzuar për veprën penale të shpifjes, neni 186 i Kodit Penal. Në vitin 1995 i shpallur i pafajshëm). Nuk e ka deklaruar dënimin.

Blendi Klosi– PS (I akuzuar në vitin 1994 për sjellje të padenjë në shoqëri dhe është pushuar gjykimi. E vërtetuar nga vetëdeklarimi dhe nga dëshmia e gjendjes gjyqësore).

Luan Rama-LSI (I akuzuar në vitin 1995 dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë me gjobë 100 mijë lekë për shkelje ligji dhe pushim gjykimi. Prishje vendimi me formë të prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë, datë 18.12.1995. E deklaruar në formular dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore).

Mhill Fufi-PD (Ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore se: Është akuzuar, ndaluar me arrest në vitin 2001 për favorizim prostitucioni dhe me vendim gjykate ka pushuar procedimi. Është akuzuar në vitin 1998 për organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe me vendim gjykate është pushuar procedimi).

Pjerin Ndreu – PS (Ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore se: Është akuzuar dhe vendosur masa e shtrëngimit detyrim paraqitjeje për përdorim me keqdashje të thirrjes telefonike në vitin 2004 dhe i shpallur i pafajshëm nga gjykata).

Kryebashkiakët e dënuar

Ndrec Ndue Dedaj– PS (Gjykata e Tiranës dhe Gjykata Apelit. Akuzuar për kryerjen e veprimeve arbitrare, neni 250. Dënuar me 100.000 lekë në vitin 2006. Në vitin 2007 Gjykata Apelit prish vendimin dhe pushon çështjen).

Artur Bardhi – PS (Gjykata Krujë, akuzuar për kalim të paligjshëm të kufirit, neni 127 e 11/1. Dënuar në vitin 1990 me 1.5 muaj burg).

Zef Hila –PD (Akuzuar nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2007 për shpërdorim detyre. I shpallur i pafajshëm sipas nenit 248. Në vitin 2008 nga Gjykata Apelit Shkodër, lihet në fuqi, por ndryshohet nga “fakti nuk ekziston” në “nuk përbën vepër penale”).

Termet Peçi – PS (Dënuar për falsifikim dokumentesh. Dënim me gjobë në vitin 2004 me 100 mijë lekë).

Adriatik Zotkaj– PS (Dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës, dënuar me 4 muaj riedukim nëpërmjet punës dhe me gjobë 200 lekë në vitin 1985).

Edmond Themelko– MEGA (I dënuar për kontrabandë/ dënim me kusht në vitin 1995 në Maqedoni. I rehabilituar. I hetuar për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni në vitin 2015, i amnistuar).

Xhelal Mziu – PD (I akuzuar dhe arrestuar për shpërdorim detyre dhe shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë në vitin 2016. Ka deklaruar në formular dënimin)

905863e7-d6cb-4678-b3b3-c7788faa56367e389005-0f62-4af9-9bf8-45acc981f8cea080416d-154b-4d89-b4f6-47c9f05067a3091d7987-77ac-4850-b4c0-af6de8e2f79f2e5b6970-3600-41e7-a7b5-fa1254d3e8e385fd7e26-ef93-44e5-b11d-e7eae92eb434aa4b1666-e02e-4027-8217-957dd305470679c8b1c3-b63d-4353-a88c-a2a83e1d574e

Etiketa: dekriminalizimidenimedeputetëKQZkryetar bashkieletra


Ju sugjerojmë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza e Liban me “grusht të hekurt”

11 Nëntor, 2025 12:33 pm
Siria rihap ambasadën në Uashington
Bota

Siria rihap ambasadën në Uashington

11 Nëntor, 2025 11:26 am
U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
Kronikë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

11 Nëntor, 2025 10:29 am
Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj urdhëron nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit

11 Nëntor, 2025 9:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
Para
Video nga seanca/ Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj përfundojnë në gjykatë, Dafina Zeqiri shkaku i sherrit

Video nga seanca/ Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj përfundojnë në gjykatë, Dafina Zeqiri shkaku i sherrit

Foto/ ​Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Lihtenshtejnit

Foto-lajm/ Prezantohen uniformat e reja të kombëtares, ja çfarë do veshin kundër Italisë

Video/ Grevistët e Zharrëz marshojnë drejt Tiranës me karroca invalidësh

Video/ Grevistët e Zharrëz marshojnë drejt Tiranës me karroca invalidësh
















TE FUNDIT

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza e Liban me “grusht të hekurt”

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
11 Nëntor, 2025

Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gaza dhe Liban "me grusht të hekurt". Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në...

Lexo më shumë

Siria rihap ambasadën në Uashington

Siria rihap ambasadën në Uashington
11 Nëntor, 2025

Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do t'i lejonte qeverisë de facto siriane të rihapë ambasadën e saj në Uashington, pas vizitës së Presidentit...

Lexo më shumë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
11 Nëntor, 2025

Shtetasi Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë të Maliqit. 45-vjeçari u gjet i varur...

Lexo më shumë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
11 Nëntor, 2025

Në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko ka prezantuar dhe një monedhë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com