Këngëtarja kosovare me famë botërore me 9 gusht pritet që të performoj në Prishtinë. Për koncertin e organizuar nga komuna e Prishtinës parashihet të harxhohen hiç më pak se 49 mijë e 990 euro, shkruan Kolona.al.
Në kontratën për tender e bërë publike dje shihet se kontrata për gjithë organizimin e koncertit i është dhënë operatorit ekonomik “Republika Communications Agency”, nën udhëheqjen e Dukagjin Lipës.
Ky i fundit parashihet që për shtatë ditë ta bëjë organizimin e gjithë eventit. Afro 50 mijë euro komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
Në këtë shumë përshkruhet deri në detaje madje stolitë dhe grimin për stafin e këngëtares i cili pritet të jetë i pranishëm në Kosovë.
Në këtë shumë organizatori është i ngarkuar që ta ndërtojë edhe skenën në të cilën pritet të përformoj Dua Lipa përfshirë këtu ekranin,ndriqimin, zerimi, gjeneratorin, tënd A, tenda B, green room, rrethojat barikadat, tabelat informuese, skele ndertimi , sigurimi fizik, sigurimi i afert, hair and make up artist, bileta aeroplani, cargo transport artists autotransport and cargo, hotel trasporti A ,trasnporti B, stafi orrganizativ, taxi drive , aksesore per staf, publiciteti dizajni shtypi dhe rentimi i materialeve, thueht në njoftimin e bërë publik nga Komuna e Prishtiëns. Kontrata pritet të nënshkruhet me datën 1 gusht.