Portali Exit.al ka publikuar një artikull ku shkruan se Shërbimi Informativ Shtetëror, ka dërguar dhjetra informacione drejt Minisitrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së krimeve të rënda, për përfshirjen e Policisë së Shtetit në trafikun e drogës, për periudhën 2015-2017.
Ditën e sotme, ky portal ka publikuar të plotë dokumentat që posedon, duke mbuluar emrat e personave të denoncuar nga SHISH. Bëhet fjalë për 127 emra punonjësish të policisë të cilët janë përendur në këto raporte, ku sipas Exit.al, 5 prej tyre janë nën hetim zyrtarë ndërsa 8 prej tyre janë denoncuar nga PD.