Dy qytetarë nga Kosova janë arrestuar nga Policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Një 39-vjeçar ka tentuar të udhëtojë për në Itali përmes Portit të Durrësit. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka rezultuar se karta e tij e identitetit dhe patenta e makinës kanë qenë false. Ai i ka paraqitur ato si dokumente Sllovake por është identifikuar dhe ndaluar nga Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit.
Ndërsa një i ri 19-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur celularët e dy shtetasve. “Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 19 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale”Vjedhja”, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularët dy shtetasve në lagjen Nr.13, Plazh” njofton policia. /Opinion.al