Policia e Gjirokastrës ka arrestuar, pasi aksidentalisht dogji një sipërfaqe të madhe me barishte dhe pisha.
Uniformat blu bëjnë me dije se autori kishte ndezur zjarr në pajisjen e bletëve (tymësen), por flakët u përhapën dhe për rrjedhojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme.
“Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i zjarrvënies, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi N.A., banues në Gjirokastër.
Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Kodra e fshatit Arshi Lengo”, duke u kujdesur për parkun e bletëve, ka ndezur pajisjen e tyre (tymësen) dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me barishte dhe pisha”, thotë policia.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al