TIRANE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte sot në Komisionin e Sigurisë në Kuvend ku foli për ligjin e ri të rendit publik dhe vendosjen e kamerave. Pajisja e çdo godine publike e private me kamera sigurie ka ngjallur reagimin e deputetëve. Asllan Dogjani iu drejtua ministrit: “Për çfarë duhen kamerat? Artan santo u vra para kamerave të sigurisë por ngjarja nuk u zbardh”. Gjithashtu, shtoi ai, edhe rrëmbimi i Stafukës i filmua por autorët nuk u kapën kurrë.