Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur që të mos marrë përsipër shqyrtimin e padisë kundër Spartak Brahos, duke i kaluar kompetencën Gjykatës së Tiranës.
Ish-deputeti u padit për shpifje nga Komisioni i Rithemelimit lidhur me një deklaratë publike të tij, ku pretendonte se gjatë tubimit 8 janarit rrezikohej jeta e deputetit E. A.
Sipas GJKKO, Braho nuk ka pasur cilësitë e deputetit, ndaj padia duhet të shqyrtohet nga gjykata e kryeqytetit. Spartak Braho ishte edhe vetë i pranishëm në seancë këtë të Mërkurë./Opinion.al