Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do ua bëjmë 8 me 2”/ Veliaj nga qelia: Kush do të më shohë keq, tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë…

2025/02/28 at 12:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Do ua bëjmë 8 me 2”/ Veliaj nga qelia: Kush do të më shohë keq, tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë…

Kryebashkiaku Erion Veliaj,  ka reaguar sot nga qelia, ku hedh sërish akuza ndaj prokurorit Ols Dado, që sipas tij e ka hequr edhe nga punët e përditshme të Bashkisë së Tiranës.


Teksa ka renditur një sërë shpjegimesh, Veliaj thotë se një ‘prokuror ndërtues që kërkon favore’ mund të mendojë se kryetari i Bashkisë “korruptohet” me një udhëtim jashtë vendit për të dhënë leje pallatesh.

Ai thotë se prej ditësh krerët e kulteve fetare kanë kërkuar takim me të në paraburgim, por prokurori Dado nuk i lejon.

Sipas tij gjithë kjo ngjarje, tregon pafuqinë e atyre që i mundën 7 herë rresht në Tiranë, me votë dhe jo me kurthe anonime.

Reagimi i Veliajt:

Përshëndetje me mall të gjithëve,

Eshtë ora 06:30 e mëngjesit dhe nuk jam zgjuar, si gjithmonë, për të ndjekur herët punët e Tiranës, por për kontrollin e mëngjesit nga gardianët e sjellshëm, të cilët njoftojnë, në çdo birucë, të paraburgosurit për takimet e ditës. Por, si çdo ditë, mua më thonë se nuk ka ardhur asnjë miratim nga Ols Dado, madje nuk janë miratuar as kërkesat e drejtuesve fetarë të kulteve, që prej ditësh kërkojnë takime me mua.

Nuk kam fjalë! Zot, fali ata, se nuk dinë ç’bëjnë!

Por, me Zotin para, nuk do rresht asnjë ditë pa çmontuar çdo sajesë në këtë kurth banal, të paparë që nga viti 1991!

Me këto postime kam provuar me fakte se çdo akuzë në lidhje me bizneset, të cilat gjithashtu po shantazhohen e persekutohen nga ndërtuesi i pangopur, është e ulët, e pavërtetë dhe e ligë!

Sqarova se banoj tek apartamenti ynë te Kodra e Diellit PËRPARA se të bëhesha ministër e kryebashkiak; provova se Fusha ka punuar në Tiranë për pastrimin e Sheshin me të paktën 3 kryetarë bashkie dhe NUK E KRIJOVA unë; vërtetova se Palushin as e kam njohur, as nuk e kam takuar, meqë paska marrë online një leje shtëpie në katund; dhe tani po sqaroj edhe sajesën e fundit, se më paska çuar në Roterdam në 2016, bashkë me gruan, zhvilluesi Fatmir Bektashi.

1. Në Roterdam kam shkuar me ftesë dhe shpenzime të mbuluara (shih foton e dokumentit origjinal të kohës në foto-album) nga OMA – Office of Metropolitan Architecture – shtëpia më e madhe e Arkitekturës, e themeluar nga Rem Koolhaas dhe Reinier de Graaf. Nga kjo shtëpi kanë dalë edhe arkitektët Winy Maas i Piramidës, që e duam të gjithë, edhe Bjarke Ingels i Teatrit, që do e duan të gjithë. Kam shkuar në Roterdam, ashtu siç shkon Ols Dado jashtë vendit, me shpenzime të paguara nga ekspertë të huaj ligjorë. Vetëm një prokuror ndërtues që kërkon favore mund të mendojë se kryetari i Bashkisë më të madhe në vend “korruptohet” me një udhëtim jashtë vendit për të dhënë leje pallatesh!

2. Gruaja ime NUK ka qenë në atë udhëtim, jam shoqëruar nga drejtori i Urbanistikës në atë kohë; pra, ishte udhëtim pune, jo qejfi. Madje, ime shoqe NUK ka qenë kurrë në Roterdam, as për punë, as për pushime. Po kështu është kur akuzat bëhen me thashetheme rrugësh dhe ato i drejton Ols Dado me llogje telefonash të grabitura nga mbi 10 gra të botës, ku si pervers lidh kekun me byrekun dhe bëhet lolo, jo vetëm i SPAK-ut, por gajas gjithë Tiranën!

3. Dhe së treti, Po, me OMA dhe me dhjetëra studio të tjera kam vazhduar një traditë të konsoliduar që nga Edi Rama në Bashkinë e Tiranës, që edhe projektet private, të cilat marrin sipas ligjit lejen e metrat që u takojnë, të jenë estetike dhe me shije. Olsi, ky “budalla i dobishëm”, duhet ta dinte ose të pyeste, që edhe pse pallatet janë private, fasada është e qytetit, e bashkisë dhe e bashkëpronësisë.
Se ndryshe, si i tarifon bashkia reklamat që vendosen nëpër ballkonet e pallateve të shëmtuara të viteve ’90? Në të kundërt do i tarifonte pronari, o Sherlock Holmes i mbetur në tentativë! I mbetur edhe në klasë, thonë, se mbërriti edhe në burg ajo dëftesa me 5-a i “ajkës” së prokurorisë me pallate dhe letra anonime.

Në fund, unë jo vetëm nuk kompleksohem të bisedoj me arkitektët e huaj, si këta që kur replikojnë duhet t’ua mbajë dorën ambasada, se janë ende inferiorë e s’dinë të bëjnë debat me argumenta, përkundrazi, e kam bërë me qindra herë me krenari “krimin” e të biseduarit si mund ta bëjmë më të bukur dhe estetikisht moderne Tiranën tonë.

Projekti i fundit për Bllokun Pedonal, është fryt i këtyre bisedave me arkitektët e Walk 21. Ndryshe nuk do kishim fituar Çmimim e Parë në Europë në 2018 për Sheshin Skënderbej, në 2019 për Pazarin e Ri, në 2020 për Parkun e Liqenit apo atë për shkollën “Servete Maçi”.

Ju dhashë provat e akuzës së fundit – kush ka sy t’i shohë, kush ka veshë le t’i dëgjojë. Në thertoren e Bani Dados s’kish as sy, as veshë, veç skërmitje.

Kush do të më shohë keq për sportin e pistë të politikës së ditës, thjesht tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë rresht në Tiranë, me votë, jo me kurthe anonime, e që do ua bëjmë 8 me 2 (dyshin e them për batutë, se do dalë 8 me 0) në 11 Maj, së bashku me ata që e duan qytetin, vendin, Europën, dhe të bukurën në jetën tonë.

Mirësi dhe dashuri,
EV.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
“Nga Athina në Amsterdam…”, zbulohet itinerari i palestinezit që kreu vrasjen në Tiranë 

“Nga Athina në Amsterdam…”, zbulohet itinerari i palestinezit që kreu vrasjen në Tiranë 

Akuzat ndaj Ëngjëll Agaçit/ “Prej ditësh këneta e ka marr peng…”, Rama: Ka probleme të rënda shëndetësore!

Akuzat ndaj Ëngjëll Agaçit/ “Prej ditësh këneta e ka marr peng…”, Rama: Ka probleme të rënda shëndetësore!

Mandarinat me pesticide, mjekja ngre alarmin për efektet anësore

Mandarinat me pesticide, mjekja ngre alarmin për efektet anësore
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}