Teksa hynte në takimin me socialistët e Elbasanit, Ben Blushi është përplasur me një grup që i ka kërkuar të largohej nga salla.
Sipas asaj që raporton lapsi.al, personat nisën të tregoheshin edhe më agresivë, duke vijuar me sharje dhe fyerje. Një prej tyre e tërhoqi Blushin nga xhaketa dhe e gjuajti në krah.
Dikush tjetër i veshur me xhup ngjyrë kafe lëkurë, tullac dhe pak kuqalash i del para deputetit. Në këtë moment Blushi e pyet se çfarë kishte. “Do të vras se ke bërë libër kundër gruas sime”, i përgjigjet ai.
Burime të Lapsi.al thonë se ky person quhet Aurel Meha edhe është dhëndëri i madh i Qazim Sejdinit, kryebashkiakut të Elbasanit.
Pas tejkalimit të këtij momenti, Blushit iu dha fjala, edhe pse me porosi të kryeministrit Rama u ndërpre transmetimi me regji qëndrore në televizion.