Dhjetori e njëkohësisht muaji i festave është muaji më i veçantë për shumë vetë, i karakterizuar me bredha, dekorime, e ushqime të mira.
Por tani, sipas statistikave nga ‘eBay’, duket se personat të cilët blejnë përmes internetit e kanë zëvendësuar bredhin tradicional me bredhin ngjyrë rozë.
Siç raportohet, ka një rritje prej 615 për qind në kërkimet për bredha ngjyrë rozë krahasuar me vitin e kaluar. Çdo orë nga 18 njerëz janë duke kërkuar në ‘eBay’ për bredh ngjyrë rozë.
Në galeri keni disa fotografi ku mund të shihni se si do të dukej një bredh i tillë në shtëpinë tuaj.