Familja Saliko nga Ksamili i dha pronën me qira policit Arben Hasanbegasi. Në kontratën e lidhur në emrin e bashkëshortes së tij, cilësohej se prona nuk mund të jepej me qira te persona të tretë.
Familja Saliko vuri re se kjo pikë nuk ishte respektuar dhe e ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan. Vajzat janë kërcënuar nga Arben Hasanbegasi dhe djali i tij përmes njohjeve të përdorura nga polici për t’u bërë presion.
Arben Hasanbegaj: Nxirri jashtë…! Hajde pak tek lokali o vëlla! Mirë, po dërgo patrullën vëlla…!
Pronarja Saliko: A e more policinë? Ti po më kërcënon mua?
Djali i Arben Hasanbegaj: Mirë, o mirë! Unë do ju q*j ro*t!
Pronarja Saliko: O idiot fol mirë…!
Djali i Arben Hasanbegaj: Juve do ju do ju q*j ro*t! Mbaje mend! Regjistroje!
Salikot u përballën me denoncime të njëpasnjëshme vetëm se kërkonin zbatimin e kontratës që kishin nënshkruar. Këto denoncime përfundonin në prokurori, ndryshe nga ato të Salikove që zhdukeshin që në polici.
Polici Sarandë: Do vish një çikë me mua në komisariat!
Denoncuesja: Përse…?!
Polici Sarandë: Do të ta them unë atje tek komisariati…!
Denoncuesja: Ma jep me letër mua, se përse…!
Polici Sarandë: Po lëre moj letrën ti! Dashke letër ti..! Unë të them të vish me mua! Do ta sjell unë me letër.
Denoncuesja: Ku e ke letrën ti zotëri? Si mund të na marrësh ne kështu?!
Polici Sarandë: Çfarë letre…? Është kapur duke kryer një vepër penale. Kaq! Po shoqërohet për në komisariat…
Denoncuesja: Ku e ka kryer veprën penale? Ka dëmtuar pronën… A është prona ime ajo?
Polici Sarandë: Atje do ta sqarojmë. Prandaj po vjen, për ta sqaruar…
Denoncuesja: Ok!
Nga ana tjetër Ujësjellësi Sarandë dhe OSHEE Sarandë, pa asnjë dokument pronësie kaluan në emër të Mirelës sahatët e ujit dhe të dritave, duke e çuar këtë histori në kufijtë e absurdit.
Denoncuesja: Ti je përgjegjësi?
Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Po.
Denoncuesja: Si e ke emrin?
Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Kostaq Papa!
Denoncuesja: Ok! Meqë je ti përgjegjësi, më kthe përgjigje me letër dhe kaq! Çfarë halli ke?
Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Dëgjo një çikë,se kam dëgjuar për problemin tuaj! Nuk zgjidhen kështu këto problemet. Këmbëngulni kot ndonjëherë. Bëni ç’të doni! Unë do t’ju kthej përgjigje! Inshalla gjejni zgjidhje…!
Denoncuesja: Secili thotë “o nëna ime në fund të fundit”…Dakord! Do ta shofim, se kush do ta mbajë atë vend pune. E mban ai, që e meriton, jo ai, që bën një gjë të jashtëligjshme. Në rregull..
Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Këto presionet e tilla, vazhdoji vetë pastaj…!
Denoncuesja: Po daja im kërkon një linjë ujë tek shtëpia dhe s’po ia japin vetëm, se nuk është pronar. I hapet linja këtij tjetrit vetëm me një kontratë qiraje…ka kërkuar të hapë një linjë uji tek lokali, pse i është refuzuar? Sepse nuk është pronar?
Përgjegjësi UKS, Kostaq Papa: Po!
Denoncuesja: Bravo! Atëherë, si mund të lejohet ajo, të fusë linjë uji në shtëpinë tonë?!/tvklan