Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka marrë masa disiplinore duke ju hequr e drejta e fjalës pasi bllokoi foltoren e Kuvendit kur fjalën e mori deputeti socialist Niko Peleshi.
Dogjani bllokoi foltoren dhe replikonte me kryeparlamentaren Spiropali.
Spiropali i vendosi Dogjani masën e vërejtjes dhe më pas atë të heqjes së të drejtës së fjalës, ndërsa demokrati i është drejtuar me tone të larta se “ka shkelur procedurën”.
“Mos blloko foltoren se do ju nxjerr nga salla, fjalën e ka zoti Peleshi”, vijoi Spiropali, ndërsa Dogjani më pas u tërhoq duke i lënë hapsirën për të folur socialistit.