Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dje i quajti qorra, sot dembelë: Çfarë ka kryeministri me popullin e vet?

2016/04/29 at 12:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dje i quajti qorra, sot dembelë: Çfarë ka kryeministri me popullin e vet?

Me një mungesë të theksuar etike, dje kryeministri Edi Rama i quajti “qorrë” të gjithë ata që kritikojnë projektin e stadiumit të ri, aty ku ndodhet sot “Qemal Stafa”.

Sot Rama ka shkuar edhe më tej.

Edhe pse kësaj here nuk e ka përmendur fjalën dembelë (gjë të cilën e ka bërë shumë herë të tjera), në kuadër të Panairit të sivjetshëm të Punës që po zhvillohet në Tiranë, ndër ato që tha në rreshta, Z. Rama e nënkuptoi qartazi një gjë të tillë.

“Kush kërkon punë, le ta shfrytëzojë Panairin e Punës ku 130 kompani shqiptare kërkojnë 8000 punonjës të të gjitha kategorive; nga punë me pagë modeste në manifakturë tek punë me rrogë 3.000 Euro në IT; nga zanatçinj të nivelit fillestar tek inxhinierë dhe ekonomistë të lartë; nga shërbimet tek industritë prodhuese e përpunuese. E lehtë të ankohesh nga kafeneja që s’ka punë dhe ta presësh punën që të ta japë shteti; më e vështirë, por absolutisht e vetmja rrugë, që ta kërkosh e ta gjesh punën në sektorin privat! Në panairin e vjetshëm u realizuan mbi 800 kontrata punësimi. Në këtë panair mundësia është për shumë më shumë. Ky panair është një mundësi reale për punësim real. Përpara se sa të bëni komente mohuese, shkoni dhe prekeni vetë të gjithë gamën e mundësive të ofruara nga kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2016”, – qe komenti i tij.

Nuk kuptohet përse kryeministri shpalos një mllef të lartë dhe një mungesë të vazhdueshme etike, në dy raste, ku sipas tij gjërat janë shumë mirë.

Pra, edhe projekti i stadiumit është i shkëlqyer, edhe vende pune ka.

E vërteta e hidhur me sa duket është krejt tjetër.

Kryeministri e ka prekur edhe vetë disa herë, por në formë justifikimi dhe jo zgjidhjeje, kur ka thënë se punë ka, por jo krahë të kualifikuar punë për vendet vakante.

Në fakt ajo që duhet të bënte një kryeministër dhe një ekzekutiv, nuk është konstatimi, por zgjidhja.

Tre vjet qeverisje, janë mëse të mjaftueshme për të kualifikuar mijëra të rinj për vendet vakante të punës, ku nuk ka krah të kualifikuar, gjë për të cilën qeveria na paska qenë në dijeni.

Problemin e ka kapur në thelb edhe gazetari i Top Channel Klodian Tomorri.

Ai shkruan plot sarkazëm në profilin e tij në Facebook: “Katastrofe kushtetuese. Vendi rrezikon te hyje ne krize te paprecedente kushtetuese dhe te mbese pa qeveri. Rroga e kryeministrit ne Shqiperi eshte dicka rreth 1500-1700 euro ne muaj. Ajo e ministrave rreth 1200 euro. Me keto vende pune qe po hapen me rroga dy dhe tre here me te larta do na ike gjithe qeveria. Rame viktima te suksesit tone. Kush do e qeverise Shqiperine tani?”./Mapo

Ju sugjerojmë

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

17 Qershor, 2025 4:02 pm
Para
Rruga për në Siri, Xhihadisti John kaloi nga Tirana dhe Korça

Rruga për në Siri, Xhihadisti John kaloi nga Tirana dhe Korça

Fidel Ylli: Stadiumi jashtë Tiranës, shteti i korruptuar nuk e bën dot

Fidel Ylli: Stadiumi jashtë Tiranës, shteti i korruptuar nuk e bën dot

Mjeku italian: Ju tregoj dietën sekrete të Lionel Messit…

Mjeku italian: Ju tregoj dietën sekrete të Lionel Messit...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
17 Qershor, 2025

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën...

Lexo më shumë

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
17 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një fanellë të nënshkruar të Portugalisë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që përfshin një mesazh...

Lexo më shumë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
17 Qershor, 2025

Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com