Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Djali s’më ka dhunuar”, pushohet procesi me kërkesë të babait të Gjutës

2016/07/06 at 2:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Djali s’më ka dhunuar”, pushohet procesi me kërkesë të babait të Gjutës

Në një kohë që Vladimir Gjuta gjendet në paraburgim si i dyshuar për “dhunë në familje” në dëm të të atit dhe thyerje të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë e babait të tij për lëshim urdhri mbrojtjeje.


Ka qenë vetë babai i Gjutës, Ferit Gjuta, ai që ka pohuar para gjykatës se nuk është dhunuar dhe se nuk ka kërkuar mbrojtje nga i biri. Nga ana tjetër, Gjykata ka pasur në dosje materialin e përcjellë nga Policia, ku kërkesa për mbrojtje ishte nënshkruar nga 78-vjeçari.

Vendimi për pushimin e gjykimit të kësaj kërkese është shpallur në seancën e 22 qershorit, të kryesuar nga gjyqtarja Irena Hoxha. Sipas vendimit, pushimi i padisë është argumentuar me faktin se paditësi heq dorë nga gjykimi i padisë.

“Nga shqyrtimi gjyqësor në këtë fazë gjykimi në seancën e lëshimit të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, rezultoi se: Paditësi ka paraqitur kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes kundër djalit të tij, i cili në këtë gjykim ka cilësinë e të paditurit. Në seancën gjyqësore të çelur për këtë gjykim, paditësi, në fazën e kërkesave paraprake pretendoi që ai nuk ka kërkuar që në emër të tij të përpilohet kërkesë-padi për mbrojtje ligjore”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Në vijim, Gjykata theksonte se në kushtet kur kërkesë-padia është e nënshkruar nga Ferit Gjuta, ai, në cilësinë e paditësit, hoqi dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje dhe kërkoi pushimin e gjykimit të saj me pretendimin se i padituri nuk ka ushtruar dhunë ndaj tij.

I padituri Vladimir Gjuta nuk është paraqitur në këtë seancë. Pretendimi se Vladimir Gjuta kishte konsumuar dhunë në familje u mohua kategorikisht nga familjarët e tij, pas arrestimit të tij më 20 mars.

Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte në një gëzim familjar në Kamzë, ndërkohë që duhet të ishte në banesën e tij në Tiranë për llogari të një mase sigurie “arrest shtëpie” dhënë më herët ndaj tij.

Babai i Gjutës, Ferit Gjuta, tha publikisht se nuk kishte kallëzuar djalin e tij për dhunë, por kishte firmosur disa letra që i kishin dhënë në polici, pa ditur se çfarë ishin.

“Vetëm kur erdha në shtëpi, më thanë djemtë që unë kisha firmosur që më kishte bërtitur djali. Unë nuk kam kërkuar urdhër mbrojtjeje”, tha Ferit Gjuta, pasi Gjykata e Tiranës la në qeli djalin e tij.

Vladimir Gjuta është personi që u hetua për një vit nga Prokuroria për Krimet e Rënda si organizatori i sulmeve me tritol ndaj familjarëve të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzë që nuk u provua./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Para
Foto/ Këpucët stil të sekretares së oborrit mbretëror, Theresa May

Foto/ Këpucët stil të sekretares së oborrit mbretëror, Theresa May

Alarmi/Çokollatat Kinder dhe Lindt, me elementë kancerogjenë

Alarmi/Çokollatat Kinder dhe Lindt, me elementë kancerogjenë

Në Rinas transferoheshin paratë e 2 bankave, u grabitën vetëm të njërës

Policia: Makina e fundosur në Shkopet mund të jetë e grabitësve të Rinasit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
30 Qershor, 2026

Policia ka përditësuar informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}