Biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr, ka zbardhur ditën e sotme letrën të cilës i është dërguar z.Donal Trump gjatë votimit presidencial, duke treguar se i është ofruar informacion “i ndjeshëm”, për Hillary Clinton.
Publicisti, Rob Goldstone, i cili siguroi takimin e Trump Jr me një avokat të qeveris Ruse, bën me dije se emaili përmban informacion mbi mbështetjen e Rusisë për qeverinë e Donald Trump. Ai ka mohuar përfshirjen e qeverisë ruse në zgjedhjet e SHBA-së.
Trump Jr thotë se emaili gjithashtu përfshinte dokumente zyrtare dhe informacione për inkriminimin e Hillari Klinton dhe marrëdhëniet e saj me Rusin, duke e paraqitur si ndihmesë për babain e tij.
Pavarësisht kësaj deklarate investigimet mbi zgjedhjet presidencjale në SHBA vazhdojnë.