Thomas Strakosha duket se do të mbyll pas 6 muajsh historinë e tij tek Salernitana për tu rikthyer tek Lacio.
Skuadra e Seria B është shumë pranë zyrtarizimit me portierin e Arecos, Antonio Rostit, zyrtarizim i shpallur nga Areco por ende nuk ka ardhur firma në kontratë.
Sipas asaj që raporton ‘’tuttosalernitana.com’’ nga portierët aktual të skuadrës ai që do ti bëj vend Rostit do të jetë pikërisht portieri i kombëtares U21, Thoma Strakosha.
Sapo të konkretizohet kjo marrëveshje Strakosha do të kthehet tek Lacio ku sërish do të gjej një numër të lartë portierësh dhe ai dhe Lacio do të shohin për një tjetër skuadër për t’u huazuar