Djali i Osama Bin Laden ka kërkcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se do të hakmerret për vrasjen e të atit.
Përmes një mesazhi zanor të postuar online nga AlQaeda, Hamza Bin Laden thotë se do të vazhdojë luftën e grupit militant kundër SHBA-së dhe aleatëve.
“Ne do të vazhdojmë të godasim, duke vënë në shënjestër vendin tuaj dhe më tej, kjo si përgjigje për shtypjen ndaj popullit të Palestinës, Afganistanit, Sirisë, Irakut, Jemenit, Somalisë dhe pjesës tjetër të tokave myslimane që nuk i kanë mbijetuar represionit tuaj”, ka thënë ai.