Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Divorci, evolucioni dhe ritualet e çuditshme të shkurorëzimit në histori

2019/01/09 at 3:14 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Divorci, evolucioni dhe ritualet e çuditshme të shkurorëzimit në histori

Njerëzit janë të ndryshëm në gjithë botën. Por nëse ka diçka që është konstante në çdo vend, ato janë martesat e palumtura. Pavarësisht nëse ndodh për arsye romantike ose fetare (apo të dyja bashkë), vjen koha kur ndarja është e pashmangshme.


Sigurisht që nuk kjo është aq e thjeshtë. Një shumëllojshmëri kulturash, ka përdorur mjete të ndryshme për të mbërritur tek divorci. Për shembull, divorci nuk lejohet ende sot në Filipine (megjithëse vendi po i afrohet ligjërimit) dhe ka një “jo” absolute brenda Vatikanit.

Sa i përket shumicës së vendeve që e kanë të ligjëruar divorcin, ligjet e tyre janë prekur kohë pas kohe nga çështje tronditëse siç janë luftërat dhe intrigat historike. Kjo nuk ishte askund më e dukshme se sa në Anglinë e shekullit XVI, me sjelljet famëkeqe të Henrit VIII.

Sovrani anglez, donte që kreu i Kishës Katolike, Papa Klementi VII të anulonte martesën e tij me Katerinën e Aragonës. Anulimi nuk është saktësisht një shkurorëzim, por një argumentim se bashkimi në martesë nuk ishte i ligjshëm. Henri donte që martesa të anulohej, me arsyetimin e dobët se Katerina nuk mund të lindte një djalë.

Kur kërkesat e tij nuk u përmbushën, ai ndërmori atë lloj veprimi drastic, që u bë shenja dalluese e tij. Një artikull i revistës Smithsonian shkruan:”I vendosur të bënte bashkëshorten e tij Ana Bolenën, që ishte më e re dhe më e bukur, Henri i prishi marrëdhëniet me Romën më 1533, dhe e shpalli veten si kreun e kishës së re, Kishës së Anglisë”.

Si për ironi, institucioni i ri vazhdoi të ndalojë divorcin:”Jo vetëm që kisha e re e Henrit VIII u pozocionua kundër shkurorëzimit në asnjë lloj rrethane, por e tejkaloi Evropën Katolike sa i përket kufizimeve për anulimin e martesave… Rezistenca e Kishës Anglikane ndaj divorcit, ishte aq e madhe, saqë rruga e vetme për t’u divorcuar ishte nëpërmjet një akti të parlamentit”.

Qasja e Henrit ndaj lidhjeve të ndërprera ishte më e drejtpërdrejtë – në fund ai e ekzekutoi me prerjen koke Ana Bolenën. Faktori kryesor që ka formësuar ligjin e divorcit, ka qenë gjithmonë gjinia. Smithsonian Magazine shkruan se “për shekuj me radhë, divorci në Perëndim ishte një mjet kontrolli i burrave, nëpërmjet një korpusi ligjesh i dizajnuar të garantonte që një grua të kishte një padron, ndërsa një burrë të mund të ishte shumë dashnore”.

Pas formimit të Kishës së Anglisë, një histori tronditëse doli nga shtëpia e Erlit të Kastëllhejvën, i cili besonte se “trupi i një gruaje i përkiste burrin e saj, për t’u përdorur siç e shihte ai të arsyeshme”. Në vitin 1631 detajet e krimeve të tij, u paraqitën përpara një jurie të madhe.

Këto përfshinin “mbajtjen e gruas së tij, teksa ajo përdhunohej nga një prej shërbëtorëve të tij”. Gjykata ishte dakord me Erl se gruaja ishte prona e një burri, por e dënoi atë më vdekje për një sjellje të tillë brutale dhe imorale.

Siç përmendet në Praktikën Ligjore Familjare të Kembrixhit, “martesa ishte e përjetshme, dhe divorcet qenë jashtëzakonisht të rralla.”Megjithëse, kisha do të miratonte herë pas here një divorc, që i mundësonte çiftit të jetonte i ndarë, nëse gjatë martesës kishte pasur shumë sjelle mizore, që pengonin rimartesën mes tyre”- thuhet më tej.

Më pak se 200 vjet më vonë, ndodhi një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si divorcoheshin një burrë dhe një grua. Balanca ndryshoi me Aktin e Shkaqeve Martesore të vitit 1857 në Britani, ku çiftet mund ta çonin çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë.

Burrat ishin në gjendje të “blimin mendjen e gjykatën për një divorc, bazuar tek ankesat e tyre ndaj bashkëshortes, që do të duhej të provoheshin … Gratë që donin të ndanin burrat e tyre, duhej gjithashtu të provonin një faktor rëndues të tradhtisë bashkëshortore, përdhunimit ose inçestit”.

Lufta e Parë Botërore, rezultoi vendimtare në dinamikën mashkull-femër, ndërsa gratë nisën të ndahen pasi burrat ndodheshin larg duke luftuar. Martesat u ndërprenë për shkak të luftës, në nivele që nuk ishin parë kurrë më parë në të gjitha segmentet e shoqërisë.

Zhozefina, gruaja e parë e Napoleonit, mori divorcin sipas Kodit të Napoleonit në vitin 1804. “Kisha dhe qeveria po shqetësoheshin gjithnjë e më shumë, për shkak se ligjet e divorcit nuk ishin më të përshtatshme për qëllimet e fisme. Çiftet e palumtura, do të nisnin për disa ditë më pushime bashkëshorten/in për të kryer tradhti bashkëshortore“.

Në vitin 1969, Ligji mbi Divorcin e largoi këtë çështje nga Gjykata e Lartë e Britanisë, dhe hodhi themelet për formën më të “civilizuar” të shkurorëzimit që njohim sot. Larg botës perëndimore, një ndarje shoqërohet me kufizime të ashpra në bazë të fesë, por ky nuk është gjithmonë rasti.

Në Islamin e vjetër, në shekullin XV-të, divorci ishte çuditërisht i zakonshëm. Në Egjipt, studiuesi i Lindjes së Mesme, Al-Sakhaui shqyrtoi praktikën e divorcit, dhe zbuloi se nga 500 gra egjiptiane dhe siriane të intervistuara, një e treta ishin martuar më shumë se një herë.

Vlen të përmendet se këto besime të lashta, janë ende shumë të rëndësishme sot.

Divorci ndalohej për gratë në Japoni midis shekujve XVII-XIX. Vetëm burrat kishin të drejtë të përpilonin një kërkesë për divorc. Nëse një grua ndodhej në një martesë seriozisht të keqe, ajo mund të kërkonte strehim në tempuj Shinto të divorcit, dhe vetëm pas disa vitesh qëndrimi atje mund t’i jepej divorci./Bota.al

Etiketa: divorcevoulucionhistori


Ju sugjerojmë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet
Life Style

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

16 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Para
Moti i keq la pa mësim 82 shkolla në vend

Mijëra nxënës pa mësim, ministria njofton mbylljen e 280 shkollave

Almeda Abazi bjonde me flokë të shkurtër,ja si duket me ndryshimin drastik

Almeda Abazi bjonde me flokë të shkurtër,ja si duket me ndryshimin drastik

Rama mbledh qeverinë në Shkodër, ja vendimet që priten të merren

Qeveria e dubluar/Rama pas ministrave pritet të heqë drejtorët "e vjetër"
















TE FUNDIT

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
20 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit...

Lexo më shumë

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
20 Dhjetor, 2025

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur të ulë ndihmën e saj të jashtme, duke shkaktuar një reduktim prej 40...

Lexo më shumë

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin. Gjatë fjalës së tij para të...

Lexo më shumë

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka treguar se është proceduar penalisht, pas protestës së organizuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com