Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një i moshuar ka vrarë veten, pasi qëlloi bashkëshorten me një vegël bujqësore. Sipas njoftimit të Policisë, 70vjeçari V.E. ka qëlluar me vegël bujqësore bashkëshorten e tij pas një grindjeje, duke e plagosur rëndë në kokë. Pas aktin, ai ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi veten, duke menduar se e kishte vrarë bashkëshorten.