Sot është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, por tërmeti që goditi Shqipërinë dy ditë më parë e ka futur vendin në një gjendje të jashtëzakonshme.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Rama tha se kjo nuk mund të ishte një ditë festive por një ditë solidariteti me të gjithë viktimat e shkaktuara nga shkatërrimet që solli tërmeti.
Një ndihmesë e madhe në përballimin e situatës emergjente ka ardhur nga Kosova. Përvec trupave speciale një numër shumë i madh ndihmash monetare dhe materiale ka ardhur për të prekurit nga tërmeti si dhe shumë qytetarë kanë ofruar strehim në shtëpitë e tyre.
Me rastin e festës së 28 Nëntorit një urim i veçantë ka ardhur nga një vajzë 14-vjeçare nga Peja e cila përmes një vizatimi ka shprehur solidaritetin mes dy vendeve në këtë Ditë Pavarësie por në gjendje të jashtëzakonshme. /Opinion.al