Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e parë e shkollës dhe “loja” me të kaluarën komuniste

2018/09/29 at 12:06 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Dita e parë e shkollës dhe “loja” me të kaluarën komuniste

*Nga Enriketa Papa


Hegel, në leksionet e tij mbi “Filozofinë e Historisë konkludon se, “pa kujtesën e së kaluarës, nuk mund të ketë histori” dhe “pa histori, nuk ka shtet”!, në kuptimin e ngjarjeve që janë domethënëse mbi eventet e përbashkëta të përjetuara nga një komunitet kolektiv i ndërgjegjshëm për ato ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën. Por cilat ngjarje përbëjnë histori? Cilët personazhe kanë domethënie dhe i mbijetojnë kohës për t’u ngurtësuar në kujtesën kolektive të njerëzve?

Kujtesa është një veprim mendor vetjak i ndërgjegjshëm, qoftë kur ka lidhje me ngjarje personale, qoftë me ngjarje të përbashkëta me shoqërinë ku jeton. Por ama, në gjithë procesin personal të të mbajturit mend, kujtesa mbi ngjarjet e së shkuarës nuk mund të shkëputet nga konteksti social, pasi identiteti personal i individit është ndërtuar mbi identitetin kolektiv social të komunitetit, etnisë, kombit, të cilit i përket. Unë si person nuk jam i/e shkëputur nga komuniteti kolektiv, të cilit i përkas dhe i gjithë identiteti im personal është i ndikuar nga institucionet sociale, shtetërore, kolektive dhe eventet, simbolet e përbashkëta që jam hasur në të qenit tim pjesëtar i një komuniteti të caktuar social. Ndërgjegjësimi im mbi të shkuarën ka lidhje me ndërgjegjësimin tim si anëtar/e i/e komunitetit social e kolektiv ku jam pjesë.

Por kujtesa individuale dhe lidhja e saj me ndërgjegjësimin kolektiv mbi të kaluarën sot në një periudhë post-nacionaliste dhe multikulturore duket se nuk është e patjetër e njëjtë. Prandaj, dhe Pierre Nora e ngre problemin e kujtesës kolektive në varësi të periudhës dhe vendit, ku identiti kolektiv, sipas tij, nuk është më aq i qartë siç ka qenë më parë. Kjo merr kuptim, sidomos për ato shoqëri postautoritare dhe postdiktatoriale, ku kujtesa nga monovokale, gjatë periudhave autoritariste, në një shoqëri postdiktatoriale është multivokale. Aq më tepër problematike bëhet lidhja mes kujtesës mbi të kaluarën dhe realitetit social ku jetojmë, në rastin kur kemi të bëjmë me demonstrime dhe përkujtime ngjarjesh dhe personazhesh të së kaluarës ndaj brezit të ri dhe fëmijëve, të cilët ndikohen direkt nga ajo që shohin, nga ato që u demonstrohen apo injektohen në ambientet publike ku ata rrinë e frekuentojnë.

Shkolla luan një rol të rëndësishëm në formimin e kujtesës kolektive, pasi ajo është vendi i parë ku fëmijët mësojnë mbi ngjarjet kryesore historike. Shkolla kthehet në një instrument zyrtar të shtetit për të shpalosur programin “kombëtar” përmes teksteve shkollore dhe eventeve edukativo-kulturore dhe edukativo-sociale. Tekstet zyrtare shkollore janë një burim i pasur me materiale për të kuptuar efektet që ka shkolla dhe edukimi në përgjithësi, mbi mënyrën sesi e kaluara perceptohet apo pasqyrohet në rrafshin kombëtar. Tekstet pasqyrojnë njohuritë zyrtare që një shoqëri dëshiron t’ua transmetojë fëmijëve, njohuri këto të pasqyruara në forma faktesh, figurash, datash, ngjarjesh kryesore. Po ashtu, tekstet përkufizojnë në një rrafsh më të gjerë faktet, figurat, datat dhe ngjarjet, duke formuar narrativa, të cilat shpjegojnë se çfarë ndodhi dhe sesi ndodhi historia deri në momentin aktual, si u ngjiz identiteti kolektiv a kombëtar. Përveç teksteve, edhe eventet edukative që organizohen në shkollë në plotësim të programit kurrikular apo ekstra kurrikular, kanë karakter plotësues dhe formësues të identitetit individual përmes edukimit në shkollë.

Nga ky këndvështrim, si duhet kuptuar “mirëseardhja” e nxënësve të një shkolle 9- vjeçare në Tiranë, në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor me këngën “Lule Velo partizani”, një prodhim dhe kompozim gjatë periudhës diktatoriale në Shqipëri, që për nga teksti evokon pjesëmarrjen në Luftën e Dytë Botërore të fëmijëve përkrah çetave partizane në luftë për çlirimin e atdheut? Një këngë patriotike, një këngë ideologjike, por që s’ka lidhje me shkollën dhe aq më shumë fillimin e saj dhe transmetimin kësisoj në ditën e parë të shkollës. Kjo ngjarje bëri aq bujë, sidomos në rrjetet sociale, sa dhe ministri për Diasporën dhe deputet i PS. Pandeli Majko bëri një status deklarativo-legjitimues në profilin e tij publik në “Facebook” pro transmetimit të “këngës partizane”, pasi “Çfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?! Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ua pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm, jo komunizëm”.

Nuk kam ndërmend të diskutoj pse u transmetua kjo këngë dhe cili ishte qëllimi i saj dhe aq më tepër statusin e një politikani, i cili duke qenë thjesht politikan, ka një të vërtetë subjektive mbi të kaluarën. Thjesht dua të vë në pah se sfondi politik, social e mbi të gjitha kulturor i vitit 2018, ndryshon komplet nga ai i 1945-1991. T’u transmetosh sot fëmijëve dhe të mbrosh një version monovokal mbi të kaluarën, aq më tepër kur bëhet fjalë për një të kaluar sensibile dhe të dhimbshme për një pjesë të shoqërisë shqiptare, të dalë nga postdiktatura është problematike. Ndokujt mund t’i duket që 27 vjet “demokraci” janë të mjaftueshme për të ridalë me simbolet e komunizmit, të këndohen këngë partizane në ditën e parë të shkollës apo në “Peza n’Fest”, qoftë dhe t’i këndohet Enver Hoxhës nga një kryebashkiak në një drekë publike dhe të dilet me foton e diktatorit dhe parullat pro diktaturës në evente publike o shtetërore.

Jo! 27 vjet “demokraci” nuk janë shumë, kur vjen puna te dënimi i krimeve dhe simboleve të komunizmit. Por aq më problematike është transmetimi i “këngës partizane” në ditën e parë të shkollës, fëmijëve, kur fëmijët nuk janë të ndërgjegjshëm për atë që dëgjojnë dhe përjetojnë, pasi ajo u injektohet nga strukturat edukative, të cilave u besojnë automatikisht identitetin e tyre. Pikërisht përfaqësimi i së kaluarës së grupit kolektiv lidhet edhe me identitetin e grupit – cilët jemi ne? (“partizanët e vegjël”, “ Velo”). Cilët janë të tjerët? (armiqtë, pushtuesit, ballistët, zogistët, antikomunistët). Ndaj, dhe siç ka pohuar Anderson (2006), identifikimi individual me kombin dhe shtetin nuk është automatik, por kultivohet me kujdes në mënyra të ndryshme, ku një ndër to është edhe shkolla. Si ndërhyn shteti në edukim? Pikërisht duke ndërmarrë herë pas here nisma për të rishikuar tekstet dhe kurrikulat mësimore apo organizuar evente edukative me qëllimin për t’i përditësuar apo kontekstualizuar me realitetin. Ky rishikim, aktualizim i teksteve dhe konceptualizim i eventeve, sidomos atyre historike, bën që shpeshherë shteti të fshijë, eklipsojë a ndriçojë ndodhi të caktuara të së kaluarës, të cilat legjitimojnë identitetin kolektiv apo “historinë kombëtare/kolektive” nga këndvështrimi publik e politik.

Kësisoj, në rastin e transmetimit të këngës “Lule Velo”, shkolla nuk bëri gjë tjetër veçse u paraqiti nxënësve një variant të së kaluarës historike, atë të periudhës diktatoriale. Statusi legjitimues i një politikani po në këtë vijë është thjesht lgjitimim i së kaluarës diktatoriale, kur një këngë e tillë u hartua dhe u lançua sot më 2018. Pikërisht sot, ajo fyen së pari viktimat e komunizmit, ata që u vranë nga “Velot” e rritur, sepse nuk iu bashkuan PKSH-së dhe çetave partizane në luftën kundra pushtuesve, por iu bashkëngjitën çetave nacionaliste në luftën kundra pushtuesit.

Më 2006, Parlamenti shqiptar ka miratuar Rezolutën e Këshillit të Europës “Mbi dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, që nënkupton marrjen e masave për çrrënjosjen e trashëgimisë së sistemit totalitar komunist në Shqipëri. Kështu, transmetimi i këngës “Lule Velo” e prodhuar gjatë atij regjimi me një qëllim të qartë ideologjik dhe indoktrinues për të legjitimuar një të vërtetë mbi luftën çlirimtare, shkon ndesh me parimet e lirisë dhe demokracisë, aq më tepër është simbol se çrrënjosja e trashëgimisë komuniste, pak është kryer./Panorama

*Pedagoge, UT

 

Etiketa: e kaluara komunisteenriketa papaloja


Ju sugjerojmë

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Para
Foto/ Aksident masiv në rrugën e Rinasit, makina përfundon në arë

Përplasen dy automjete, plagosen tre persona në Rrugën e Kombit

I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikës, mbetet në burg për gjobëvënie

I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikës, mbetet në burg për gjobëvënie

FotoLajm/ Cikloni ‘Zorba’ godet Greqinë

FotoLajm/ Cikloni ‘Zorba’ godet Greqinë
















TE FUNDIT

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në...

Lexo më shumë

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
5 Korrik, 2026

Situata u tensionua mbrëmjen e shkuar përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve...

Lexo më shumë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}