Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritje së flamurit, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo ditë e veçantë për shqiptarët ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë janë edhe personalitete të tjera të politikës shqiptare Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.