Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disiplina/Gjoba të majme për Teutën dhe Vllazninë, pezullohet futbollisti i Egnatias

2026/03/04 at 10:21 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Disiplina/Gjoba të majme për Teutën dhe Vllazninë, pezullohet futbollisti i Egnatias

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit të futbollit në vend.


Klubi i Teutës dhe Vllaznisë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë (të rinj) për shkak të ndezjes së flakadanëve nga tifozët, gjë që cënoi sigurinë në stadium. Ndërkohë mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi është pezulluar me dy ndeshje nga aktiviteti për provokim dhe gjest të pahijshmë kundër spektatorëve në stadium.

Gjobë dhe pezullim edhe te Vora, teksa zyrtarit të vorakëve, Bazio Tragaj, i ndalohet hyrja në çdo stadium për gjashtë ndeshje. Dënime edhe te Lushnja dhe Apolonia në Kategorinë e Parë. Kapiteni i fierakëve, Ersildjo Asllani për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarëve është pezulluar me katër ndeshje.

Nuk kanë munguar as dënimet në kategoritë e tjera të futbollit në vend dhe te moshat.

Vendimet e plota:

KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Vora, për mos marrjen e masave të sigurisë duke shkaktuar incidente pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Lushnja, Marjus Sula, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i FC Lushnja, Oltjam Haremi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i FK Apolonia, Ersildjo Asllanaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Klosi, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë , në bazë të nenit 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Vllaznia B.

Në bazë të nenit 30/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF Klosi përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Eagle Football, Samuel Vrapi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Maliqi, Rudens Muçollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Oriku, Xhuljano Mirani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Tomori, Theodhor Buda, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lushnja Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër KF Gramshi Vajza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe lënien në fuqi të rezultatit të fushës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

Lojtari i KF Skënderbeu U-18, Gazmend Lamallari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FC Dinamo City U-18, Kevin Mehmeti, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

FC Internacional U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-16, kundër KF Shënkolli U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë për ndeshjen KF Devolli-Bylis B.

Pranimin e kërkesës së Luzi i Vogël 2008 dhe riluajtjen nga fillimi të ndeshjes midis KF Tërbuni – Luzi i Vogël 2008, e ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike, pasi është objektivisht pamundur vijimi/rifillimi i ndeshjes së ndërprerë ne përputhje me Nenin 16 të KDE.

Rrëzimin e kërkesës së Akademia e Futbollit U-14 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Para
Lufta në Iran, bllokimi i Hormuzit prek ekonominë botërore

Lufta në Iran, bllokimi i Hormuzit prek ekonominë botërore

Forcat amerikane dhe ekuadoriane nisin operacionin kundër trafikut të drogës

Forcat amerikane dhe ekuadoriane nisin operacionin kundër trafikut të drogës

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}