Aktualitet

Disa banka të grabitura në pak kohë, më në fund policia gjen një grabitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 11/08/16 |
b.f

Grabitja e parave të Raiffeisen bank në aeroportin e Rinas, grabitja e bankës e BKT në qendër të Vlorës si dhe sërish grabitja e BKT në Bllok në Tiranë kanë ndodhur në një hark të shkurtër kohor.

Sot policia njofton se njëri prej grabitësve është vënë në pranga. Bëhet fjalë për zbardhjen e grabijtes në Vlorë, e ndodhur më daltë 11 korrik.

Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë, banues në fshatin Vajzë, Vlorë ka rënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim G.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i shtetasit Kostandinos Shakaj, u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin G.Gj, më datë 10.07.2016, kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-2500” me targë të huaj 435AJL06, mjet të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë “BKT” Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shakaj, është person me precedentë penal të mëparshëm, i cili ka qenë shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia vijon hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në lidhje me ngjarjen. /Opinion.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas