Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Digjitalizim, për më shumë akses në arsim

2020/10/12 at 5:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Digjitalizim, për më shumë akses në arsim

Fondacioni Vodafone Albania dhuron 15,000 pajisje smart për fëmijët që nuk mund të kenë akses në mësimin online


Fushata #RedforKids, e iniciuar nga Fondacioni “Vodafone Albania”, në muajin e parë të pandemisë Covid-19, me dhurimin e 5,000 tabletave e celularëve të parë, po vijon misionin, për t’u mundësuar fëmijëve të familjeve në nevojë, në të gjithë Shqipërinë, edhe më shumë akses, në sistemin e mësimit online.

Në eventin “Digjitalizim, për më shumë akses në arsim”, organizuar në shkollën 9-vjeçare “Kus”, Kashar, Tiranë, në një prej shkollave të përfshira në listën e përfituesve të kësaj iniciative, u prezantua dhurimi i 10,000 pajisjeve të tjera smart (telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card) me qëllimin që askush të mos mbetet mbrapa në procesin mësimor. 15,000 pajisje smart është totali i kontributit të Vodafone në kuadër të #RedforKids, një dhurim ky, nga më të rëndësishmit për sistemin arsimor në këto kohë të vështira për vendin.

Të pranishëm në këtë event ishin Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Drejtoresha e AKSH-it, znj. Mirlinda Karçanaj, si përfaqësues e mbështetës të këtij procesi digjitalizimi në sistemin arsimor në Shqipëri.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi falënderoi “Vodafone Albania” për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë sidomos në momente të tilla:

“Gjej rastin vërtetë që ta falënderoj shumë përzemërsisht Vodafone Albania, sepse këto tableta do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë edhe nxënësit, por edhe mësuesit për ta zhvilluar dhe garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”- tha ministrja Kushi.

Ministrja Kushi tha se gjatë pandemisë të gjithë janë përballur me sfida të panjohura më parë.

“Që në ditët e para të marrjes së detyrës, kam qenë në terren dhe mund të them se jam e kënaqur me ndërgjegjësimin e lartë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Në këtë përpjekje të madhe, e them me krenari që nuk jemi vetëm. Kemi në krah shumë partnerë tanët, donatorë, biznese të ndryshme, të cilët e kanë në ADN-në e tyre përgjegjësinë sociale. Që në fillim të pandemisë, Vodafone Albania ka ofruar 5,000 pajisje digjitale për nxënësit që vijnë nga familje në nevojë, të cilët e kishin të pamundur të ndiqnin mësimin online. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme dhe mua më vjen mirë që sot e dyfishojnë mbështetjen” – shprehet ministrja Kushi.

Drejtori i Përgjithshmëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh:

“RedForKids është iniciativa që ndërmorëm menjëherë në javët e para të karantinës për t’i ardhur në ndihmë atyre fëmijëve që nuk mund të kishin akses në mësimin online. Jam i lumtur që së bashku me Fondacionin tonë kemi mundur të arrijmë tek 15,000 familje nëpër Shqipëri dhe po mundësojmë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online, njësoj si çdo fëmijë tjeter. Në epokën digjitale, aksesi online nuk është një luks por domosdoshmëri. Si kompani lider në teknologji, i japim një rol të rëndësishëm edukimit digjital dhe gjithëpërfshirjes. Digjitalizimi promovon gjithëpërfshirjen dhe ofron mundësi të barabarta aksesi në edukim dhe informacion dhe ne do vijojmë të kontribuojmë në këtë drejtim. Kjo iniciativë shkon në linjë me objektivat tona si Vodafone Group, për krijimin e shoqërisë digjitale dhe ku të gjithë janë të lidhur dhe askush nuk mbetet pas transformimit digjital”.

Drejtoresha e AKSH-it, znj Mirlinda Karçanaj theksoi se e-albania ka ngritur një seksion të plotë për arsimin, që nis me aplikimin online për fondin e ekselencës, aplikimin në Maturën Shtetërore, regjistrime në shkollat profesionale, vërtetimin dhe njësimin e diplomave, etj. “Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, me nisjen e semestrit të dytë mësimor, do të vijmë me një zgjidhje të madhe për cilësinë e arsimit shqiptar! Do të krijojmë dërrasën e zeze elektronike, një dashboard, ku nxënësit e gjithë parashkollorit dhe gjimnazit, të shohin në kohë reale rezultatet e tyre, printojnë dëftesat me vulë elektronike, apo prindërit të cilët njihen me ecurinë e fëmijëve përmes një sistemi online pa qenë nevoja për “mbledhje me prindër”. E kemi gati për implementim dhe në javët në vazhdim do ta prezantojmë me detaje, edhe përpara jush”, tha znj. Karçanaj.

15,000 aparatet smart, po shpërndahen nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit por vetëm larg bangave të shkollës.



Ju sugjerojmë

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Bota

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

24 Qershor, 2025 1:51 pm
Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri
Aktualitet

Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri

24 Qershor, 2025 1:47 pm
“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën
Aktualitet

“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën

24 Qershor, 2025 1:29 pm
“Vijon lufta për votën e lirë”/Berisha: Paraqitëm në PPE videon që shokoi audiencën!
Aktualitet

Rinumërimi i votave, Berisha: S’është kërkesë e PD, por e kandidatëve

24 Qershor, 2025 1:28 pm
Para
Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ 5 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

COVID-19 në Britaninë e Madhe, Johnson prezanton 3 nivelet e emergjencës

COVID-19 në Britaninë e Madhe, Johnson prezanton 3 nivelet e emergjencës
















TE FUNDIT

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
24 Qershor, 2025

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij sa i takon çështjes së sterilizimit,...

Lexo më shumë

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
24 Qershor, 2025

Muaj maj ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave zyrtare. Referuar...

Lexo më shumë

Plazh me mushkonjat në Divjakë

Plazh me mushkonjat në Divjakë
24 Qershor, 2025

Në Divjakë, insektet kanë habitatin e tyre. Nëse do të zgjedhësh për pushime plazhin dhe Parkun Kombëtar duhet të marrësh...

Lexo më shumë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
24 Qershor, 2025

Goditi me sende të forta një punonjëse të OSHEE, pasi kishte shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com