Aktualitet

Digjet makina e Lelit në Vlorë, banori: S’na kanë ngacmuar as në ‘97


               Publikuar në : 10:53 - 10/10/19 |
geliano fataj

Disa banorë të pallatit ku ishte parkuar makina e kryebashkiakut të Vlorës, e cila është djegur gjatë natës, kanë dëshmuar se kanë parë të gjithë ngjarjen por nuk kanë parë persona të dyshimtë.

Një banor ka thënë se shoferi i kryebashkiakut jetonte në një pallat tjetër dhe jo tek pallati ku kishte parkuar makinën.  Më pas banori tregon se vendi ku shoferi i Dritan Lelit kishte lënë makinën ishte vendi ku djali i tij parkonte makinën e tij dhe fillimisht kishte menduar se ishte djegur makina e djalit.

“Si nuk e pamë ngjarjen, kur dola nga shtëpia flakë makina, flaka në majë. 4:30 ka qenë ora. Këtu s’ka ndodhur gjë më parë është qetësi e madhe s’kemi ngacmuar njeri e s’na kanë ngacmuar, as në 97 s’na kanë ngacmuar. Aty është vendi ku le djali makinën, mendova se është makina e djalit tim. Kur dal ishte flaka në majë. Zhurmë nuk dëgjuam, ndriçim ka.” ka thënë një banorë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ku mjeti tip Range Rover ka qenë i parkuar. Sipas policisë si pasojë e flakëve është djegur edhe një automjet tjetër tip” Ford”, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip “Ford” është në pronësi të shtetasit B.A. Flakët e zjarrit kanë dëmtuar plotësisht të dy automjetet./ Opinion.al

Pas