Makina e kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili është shkrumbuar gjatë natës. Makina Mercedes Benz në fakt ishte në pronësi të Klodian Xhelili, djalit të kryebashkiakut, por ngjarja nuk ka lidhje me të por me të atin.
Fqinjët e kryebashkiakut kur panë flakët njoftuan policinë, por megjithate mjeti u shkrumbua. Policia ka nisur hetimet dhe po mbledh prova duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së një biznesi aty prane me qellim gjetjen e autorit.
Zjarri është i qëllimshëm dhe dyshohet se ka lidhje me punën e kryebashkiakut, thuhet paraprakisht nga policia.