Një banesë në Rinas është përfshirë nga flakët në ditën e sotme.
Si pasojë e një shkëndije elektrike, zjarri ka shpërthyer në katin e dytë të shtëpisë, Gjatë kësaj kohë në shtëpi kanë qenë dhe dy fëmijë të vegjël, të cilët janë shpëtuar nga shërbimi i zjarrfikëses së Rinasit dhe të Krujës.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë i mundur shuarja e zjarrit, ndërsa kati i dytë është djegur plotësisht./Klan