Kronikë

Digjen gjatë natës 3 automjete në Laç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 19/03/22 |
Opi Nion

Tre automjete janë djegur rreth orës 1 pas mesnate në qytetin e Laçit. Flakët kanë përfshirë tre makina të parkuara pranë një banke, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë asnjërën prej tyre.

Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat, por fatmirësisht zjarri nuk është përhapur në të tjera automjete që kanë qenë të parkuara. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./Opinion.al

Pas