Dy automjete janë djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.
Njëra prej tyre rezulton të jetë e kreut të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Blendi Musaj.
Makina tip “Audi” e parkuar në lagjen Beqir Dardha është përfshirë nga flakët rreth orës 3:00.
Gjysëm ore më vonë, një makinë tjetër është djegur në lagjen “Haxhias”. Flakët kanë shkrumbuar një mjet tip “Peguet” në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi.
Ende nuk dihen arsyet e djegies së automjeteve ndërkohë që dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. /Opinion.al