Kronikë

Digjen dy makina gjatë mbrëmjes në Elbasan, njëra e kreut të ISHSH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 28/06/20 |
Al Do

Dy automjete janë djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Njëra prej tyre rezulton të jetë e kreut të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Blendi Musaj.

Makina tip “Audi” e parkuar në lagjen Beqir Dardha është përfshirë nga flakët rreth orës 3:00.

Gjysëm ore më vonë, një makinë tjetër është djegur në lagjen “Haxhias”.  Flakët kanë shkrumbuar një mjet tip “Peguet” në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi.

Ende nuk dihen arsyet e djegies së automjeteve ndërkohë që dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. /Opinion.al

Pas