Një 42-vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, u arrestua nga policia pas dhunës së vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit 16-vjeç, si dhe kërcënimeve se do t’i vriste.
Policia ka ndërhyrë në kohë në banesën e tyre dhe ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Kështu, në pranga u vu Agron S. 42 vjeç me banim në Fushë-Çidhën të Dibrës. Ai u kap në flagrancë teksa dhunonte gruan 38-vjeçare dhe djalin e tyre. Ai vazhdimisht i kërcënonte se do t’i vriste.
Autori rezulton të jetë i dënuar më parë me 5 muaj burg për “Armëmbajtje pa leje”.
Tashmë ai do të vihet para drejtësisë për veprën penale “Dhunë në familje”.