Një person i cili qarkullonte me armë në rrugë është identifikuar nga policia dhe është arrestuar.
Erion Hoxha 27- vjeç, banues në Dibër, është personi i cili pasi u identifikua, kërcënoi me armë punonjësit e policisë duke thënë: “Mos u afroni se do t’ju vras”.
Pas negociatave policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik model 56, 2 krëhëra me nga 30 fishekë, si dhe u bllokua automjeti tip Opel me targa AA 351 CN me të cilin lëvizte autori.
Sipas informacioneve policore, Erion Hoxha lëviste me armë në automjetin e tij në aksin rrugor Kala e Dodës – Peshkopi, si dhe ka qenë i proçeduar dhe i dënuar disa herë për vjedhje.
Ndërkohë materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kanosje serioze për vrasje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”./tvklan.al