Rajoni

Dialogu me Serbinë, Hoti: Ja kush e drejton delegacionin e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:26 - 10/06/20 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në lidhje me rrugën që do të ndjek qeveria e tij për dialogun me Serbinë. Ai tha se bisedimet do të zhvillohen në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Gjithashtu sqaroi se kush e udhëheq delegacionin e Prishtinës në dialogun me Beogradin.

Kryeministri i Kosovës prezantoi dhe parimet bazë që duhet të respektohen në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Dialogu do të zhvillohet vetëm mbi baza të Kushtetutës së Kosovës, dialogun e udhëheq kryeministri i vendit. Unë nuk dua të bëj kurrfarë gare me bartësit tjerë institucional të vendit sepse kompetencat e mia kushtetuese janë të qarta për të gjitha çështjet përfshirë edhe dialogun. Sa i përket parimeve të dialogut, tri janë kryesoret, parimi i parë është që integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, e dyta është organizimi kushtetues dhe shtetëror i Kosovës është i panegociueshëm dhe e treta marrëveshja që duhet të arrihet, duhet të jetë në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës”, -shtoi Hoti.

Hoti ka theksuar se dialogu duhet të përmbyllet me një marrëveshje që përcakton njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe që siguron anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare./ Opinion.al

Pas