Angel di Maria është kthyer te Benfica pas 13 viteve të kaluara në disa nga klubet më të mëdha evropiane.
Në vitin 2010 ai u largua nga Da Luz për t’iu bashkuar Real Madridit, pasi “Galaktikët” paguan 33 milionë euro. Në periudhën e tij të parë me Benfican ai fitoi tre tituj: një kampionat dhe dy Kupa të Portugalisë.
Di Maria shënoi 15 gola dhe dhuroi 28 asistime në 121 ndeshjet kur luajti në Portugali, ku kishte kaluar në vitin 2007 nga Rosario Central. Benfica pagoi për të 8 milionë euro në atë kohë, ndërsa tani e kthen falas.
Angel di Maria ka nënshkruar për një sezon me Benfican, ndërsa një vit më parë luajti te Juevntusi, pas aventurave te PSG dhe Manchester United.