Gjashtë autorët që dhunuan tre shqiptarët në Mal të Zi janë vënë nën hetim nga autoritetet malazeze.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Malit të Zi, e cila ka ngritur kallëzim penal kundër B.V., S.D., K.D., F.V., V.T. dhe S.M.
Gjithashtu është sekuestruar një pistoletë tip “Zastava M57” 7.62 mm në posedim pa leje, tre korniza, 44 copë municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një jelek kamuflazhi.
“Është ngritur kallëzim penal ndaj B.V., S.D., K.D., F.V., V.T. dhe S.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të lartpërmendur. Dyshohet se këta persona kanë sulmuar fizikisht tre persona pas një incidenti në komunikacion ku kanë marrë pjesë si këmbësorë a. shtetas i Republikës së Shqipërisë, të cilët ndodheshin në një automjet me targa gjermane. Nga kjo ngjarje kanë pësuar lëndime të lehta dy shtetas të huaj”, njofton policia malazeze.