Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunuan çiftin në plazhin e Semanit, ja dënimi për dy të rinjtë

2016/04/28 at 7:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdhunuan çiftin në plazhin e Semanit, ja dënimi për dy të rinjtë

Gjykata e Fierit ka dënuar me 33 vjet burg në total dy persona, të akuzuar nga Prokuroria se kanë vjedhur dhe dhunuar nën kërcënimin e armëve një çift, si edhe kanë ushtruar dhunë seksuale mbi anëtaren femër të çiftit, ngjarje e ndodhur me 20.10.2014 në pyllin e Semanit.

Vendimi i gjykatës është dhënë pak ditë më parë. I pandehuri Endri Goga është dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Shaban Skeja, me 9 vite. Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye, ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.

Prokuroria e Fierit ka zhvilluar hetimet, nga të cilat kanë rezultuar se:

Në datë 20.10.2014, çifti V.M dhe E.A. kishin dalë për shëtitje në zonën e plazhit të Semanit. Në një moment intim ndërmjet tyre, pranë makinës ku gjendej çifti janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë ushtruar dhunë, me qëllim marrjen e portofolëve dhe sendeve me vlerë që kishin në posedim.

Në dinamikë të ngjarjes, i pandehuri Skeja ka nxjerrë nga makina shtetasin V.M., duke e shtrirë në tokë nën kërcënimin e armës, ndërkohë që i pandehuri Goga ka ushtruar kontroll për sende me vlerë në automjetin e çiftit, ku gjendej edhe e dëmtuara E.A.

Gjatë kontrollit të mjetit, i pandehuri Goga ka kërcënuar me armë të dëmtuarën, duke ushtruar ndaj saj edhe dhunë seksuale. Pas akteve të dhunës, dy të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dëmtuarit kanë bërë kallëzim në polici.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Fierit, ka rezultuar se autorët e veprave penale janë të pandehurit Endri Goga dhe Shaban Skeja, të cilët u arrestuan pak kohë pas ngjarjes.

Gjykata e Fierit i dënoi të pandehurit për veprat penale: Endri Goga- “marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës”; “vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim; “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake.” Shaban Skeja për veprat penale “vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Video/ Ja si shpërtheu në lot deputetja Mehmeti dje në parlament

Video/ Ja si shpërtheu në lot deputetja Mehmeti dje në parlament

Video/ Shoferi gjuan me grushta taksistin se nuk i hapi rrugën

Video/ Shoferi gjuan me grushta taksistin se nuk i hapi rrugën

Video/ Shoferja shpërthen kundër polices: O mashtruse

Video/ Shoferja shpërthen kundër polices: O mashtruse

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com