Kronikë

Dhunon dhe godet me thikë të motrën, arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë


               Publikuar në : 12:46 - 25/01/20 |
el ida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe më pas goditur me thikë motrën e saj 3 vite më të vogël pas një konflikti të çastit.

Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa 24-vjeçarja është arrestuar në flagrancë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës./Opinion.al

Pas