Persona të paidentifikuar kanë dhunuar zyrat shtetërore në Pogradec. Sipas policisë janë dëmtuar dokumentacioni në ambientet e Zyrës së Punës, ISSH-së dhe Inspektoratit të Mjedisit. Ata kanë thyer dhe shkatërruar dyert e këtyre zyrave që ndodhen në të njëjtin ambient. Policia thote se ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.