Kronikë

Dhunë ndaj bashkëshortes të pajisur me urdhër mbrojtje, pranga 50-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 07/09/20 |
el ida

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për dhunë në familje.

Edhe pse bashkëshorjta kishte urdhër mbrojtje, 50-vjeçari me iniciale V.L. ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kanosur për motive të dobëta.

“Arrestohet shtetasi V. L., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën e lagjes së tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, kur kjo e fundit ka qenë e pajisur me Urdhër Mbrojtje” – njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme proceduriale./Opinion.al

Pas