Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për dhunë në familje.
Edhe pse bashkëshorjta kishte urdhër mbrojtje, 50-vjeçari me iniciale V.L. ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kanosur për motive të dobëta.
“Arrestohet shtetasi V. L., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën e lagjes së tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, kur kjo e fundit ka qenë e pajisur me Urdhër Mbrojtje” – njofton policia.
Materialet iu referuan prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme proceduriale./Opinion.al