Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunë barbare ndaj ish-partneres, policia lë të lirë agresorin

2024/09/03 at 9:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhunë barbare ndaj ish-partneres, policia lë të lirë agresorin

“Stop” udhëtoi drejt Kosovës për rastin e një shtetaseje shqiptare, e cila prej vitesh punon e jeton atje. Dy vitet e fundit, gruaja tregon se ka qenë viktimë e dhunës së bashkëjetuesit të saj Mirsad Murati.


“Më ka kërkuar në shtëpi, tek familja. Kam ndenjur gati dy vjet e gjysmë me të. Në Shtator tëq vitit të kaluar ka përfunduar bashkëjetesa jonë. Kam pasur shumë dhunë, çdo herë përnatë nga ai person. Nuk kam mundur të flas një herë, shkak i familjes. Pastaj kam bërë denoncimin”, shprehet denoncuesja.

Në një rast ajo tregon se është tërhequr nga denoncimi për shkak se dhunuesi e kishte pasur nënën sëmurë.

Zonja thotë se është ankuar nëpër institucione, por nuk është bërë asgjë. Ajo nuk është pajisur as me urdhër mbrojtjeje edhe pse ish-partneri i shkon në vendin e punës.

“E kam bërë denoncimin në polici, por nuk është arrestuar dhe as nuk është marrë përsipër kjo gjë. Gjëja që më vret më shumë është që plus denoncimit që është bërë, ai ka ardhur tek vendi i punës. Unë ndjehem, pse jo dhe e kërcënuar. Nuk kam qejf që ky person të vijë në vendin ku punoj unë, e asnjë gjë”, tregoi ajo.

Pamjet e dhunës janë tronditëse, por mesa duket jo për policinë e Kosovës.

“Më tepër se e dhunuar dhe më tepër se e nxirë. Kam qenë e përgjakur si në trup si në fytyrë. Faktikisht e kam thirrur policinë dhe nuk më janë përgjigjur mirë. Më kanë thënë për çfarë me të çu patrullë. I kam thënë që nuk po ju thirr kot, por sillni një patrullë. Më erdhi në familje dhe shkaku i familjes. Ata mendonin që unë jam e lumtur dhe shumë gjëra të tjera. Në kulmin e përgjakësisë ai e ka mashtruar familjen, ka thënë kemi bërë aksident. Shteti nuk ka bërë as edhe një lloj gjëje dhe më e keqja thonë që u vra një femër. Vritet femra nëse shteti nuk të mbron. Mua më duhen shumë vite të marr veten. Më ka dramatizuar”, shprehet ajo.

Me kamera të fshehtë, “Stop” shkoi në komisariatin e policisë Fushë-Kosovë, ku thonë se rasti është dorëzuar në prokurori.

Qytetarja: Duhet se s’bën me e taku Visarin!

Informacioni: Kush je ti?

Qytetarja: Xxx!

Informacioni: Visari, më thanë telefon, është dorëzuar kallëzimi penal. Gjykata ka lëshuar atë urdhër-arrestin ndaj personit, se s’po di, çfarë rasti ke.

Qytetarja: Po!

Informacioni: Edhe tash Visari më s’ka punë, se rastin, veç e ka dorëzu në prokurori.

Qytetarja: Si ka mundësi, që nuk e keni gjetur juve? Nuk është arrestuar, kur ai vjen lirshëm te vendi i punës.

Informacioni: Po jo, rasti është trajtuar domethënë. Rasti, gjykata ka lëshuar urdhër-arrest ndaj personit. Kështu që, ti, nëse e sheh atë personin, është mirë me kallëzuar, se ajo është informatë, që nuk duhet me mbajt fshehtë. I kallëzon atje, e kam pas një rast të dhunës në familje, të raportume në Fushë-Kosovë. I njëjti nuk është gjet hala. Kallëzimi ju ka ba, është në prokurori, domethënë përsa i përket rastit, këtu po ty është duke të ardhur i njëjti prapë në vend të punës edhe është tu të shqetësuar, edhe ti kërkon urdhër për mbrojtje./TV Klan



Ju sugjerojmë

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

12 Qershor, 2025 4:51 pm
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Aktualitet

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

12 Qershor, 2025 4:41 pm
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
Kryesore

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

12 Qershor, 2025 4:36 pm
Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
Aktualitet

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

12 Qershor, 2025 4:10 pm
26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
Aktualitet

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

12 Qershor, 2025 2:49 pm
Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
Aktualitet

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

12 Qershor, 2025 2:48 pm
ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
Rajoni

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

12 Qershor, 2025 2:37 pm
Para
BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia s’e arrestoi Putinin

BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia s’e arrestoi Putinin

Shkrimtarja e akuzon për përdhunim, reagon Trump: Historia më e sajuar që kam dëgjuar

Donald Trump: Kam një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por do ta zbuloj vetëm nëse bëhem president

Horoskopi, 7 shtator 2023

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
















TE FUNDIT

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
12 Qershor, 2025

Bordi i Guvernatorëve i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka miratuar një rezolutë që shpall zyrtarisht Iranin në mospërputhje...

Lexo më shumë

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
12 Qershor, 2025

Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa...

Lexo më shumë

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
12 Qershor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Ahmedabad, ku një avion me 242 pasagjerë në bord u rrëzua...

Lexo më shumë

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
12 Qershor, 2025

Pas një rritjeje të dukshme të frekuentimit të bregdetit nga turistët, autoritetet vendore kanë ndërmarrë hapa konkretë për përgatitjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com