Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna ndaj kryeredaktorit Kasmi, Basha: Policia në shërbim të familjes mafioze të Xhafajt

2018/05/26 at 2:51 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna ndaj kryeredaktorit Kasmi, Basha: Policia në shërbim të familjes mafioze të Xhafajt

Pasi ka përfunduar protesta kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar në spital ku ndodhet kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi.


Basha u shpreh se dhuna ndaj Kasmit është një tregues më shumë se përse Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë ministër i Brendshëm.

“Dhuna është treguesi më i mirë se policia është në shërbim të familjeve mafioze Xhafaj e Rama.

Bledi Kasmi ka dhjetë qepje në kokë sepse po bënte punën e tij si gazetar i RD, ndërkohë Agron Xhafaj u përcoll me fshehtësi për të shpëtuar lëkurën e Fatmir Xhafajt, që së bashku janë pjesëtarë të një familje, subjekt i ligjit antimafia.

Kjo është arsyeja se përse Xhafaj nuk mund të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi çdo moment ai mund të përbëjë rrezik për qytetarët dhe vendin.

Po ashtu, është emergjencë kombëtare largimi i njeriut që ia ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme krimit.

Pa shkëputur lidhjet e krimit, Shqipëria nuk ka të ardhme dhe procesi i integrimit është i ndalur,” tha Basha.

 “Ky është një rast flagrant i dhunës barbare policisë Xhafaj mbi një gazetar, mbi median, mbi kryeredaktorin e gazetës opozitare Rilindja Demokratike. Ishte një protestë paqësore e qetë evropiane qytetare dhe nuk pati për asnjë moment dhunë ndaj organeve të rendit. Dhuna e ushtruar ndaj Bledi Kasmit dhe ndaj protestueve të tjerë është treguesi më i mirë sesi polica është dhe do të jetë në shërbim të familjes mafioze të Xhafaj, të vëllezërve Xhafaj për sa kohë që Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm.

Kuksianët janë akoma në burg, Bledi Kasmi është në spitalin ushtarak me 10 qepje pas një hemorragjie në kokë sepse po bënte punën e tij si gazetar i Rilindjes Demokratike, gazetës së Partisë Demokratike. Ndërkohë që Agron Xhafaj u përcoll me nderime, në fshehtësi të plotë vetëm e vetëm që ti shpëtonte hetimit kriminal në Shqipëri, për veprën penale të krimit të organizuar të trafikut të drogës në Vlorë dhe vetëm e vetëm që të shpëtonte lëkurën e Fatmir Xhafajt i cili së bashku me vëllain e tij Agron Xhafajn janë pjestarë të një familje subjekt i ligjit antuimafia.

Kjo është arsyeja përse Fatmir Xhafaj nuk mund të rrijë asnjë sekondë në krye të Ministrisë së Brendshme. Në çdo moment që ai qëndron në krye të Ministrisë së Brendshme ai është një rrezik kombëtar, një rrezik për sigurinë e çdo qytetari, të prndërve të gazetarëve, të fëmijë. Çdo sekond që ai vazhdon të jetë Ministër i Brendshëm qyetarët e thjeshtë e të pambrojtur do të keqtrajtohen nga policia Xhafaj nën urdhërat e tij.

Ndërkohë që kriminelët me në krye Fatmir Xhafajn do të vazhdojnë të mbrohen. Ndaj largimi një orë e më parë i Fatmir Xhafajt është një imperativ i kapërcyeshëm, i padiskutueshëm dhe jo thjeshte e vetëm për opozitën por për sigurinë e qytetarëve, gazetarëve, të prindërve. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Natyrisht përgjegjësi kryesor për Fatmir Xhafaj, vëllain e mafiozit trafikant droge është i njëjti që vuri Fatmir Xhafaj në karrigen e Ministrit të Brendshëm, që vuri dhe reklamoi për 4 vite si ministrin më të suksesshëm, ministrin e drogës, është i njëjti që mbrojti me mish e me shpirt përdhunuesi dhe trafikatin e drogës Elvis Roshin, trafikantët e grave dhe vajzave shqiptare e të drogës duke filluar nga Arben Ndoka, Armando Prenda, Mark Frroku e kështu me rradhë.

Është emergjencë kombëtare jo thjeshte një objekt opozitare për sigurinë e çdo shqiptari, largimi i menjëhershëm i Fatmir Xhafaj. Po ashtu edhe largimi i njeriut që ia ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme krimit dhe trafikantëve të drogës. Pa shkëputur lidhjet e krimit me qeverinë për Shqipërinë nuk ka të ardhme dhe procesi i integrimit europian është i stokuar, dhe i rrezikuar. Fatmir Xhafaj duhej të dorëhiqej menjëherë por sot ai duhet të largohet me çdo kusht dhe çdo mjet”.

/opinion.al

Etiketa: bledni kasmidhunalilzim bashaprotesta e PD


Ju sugjerojmë

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Para
Mjekët: Gazetari dhe policët e plagosur në gjendje të mirë

Mjekët: Gazetari dhe policët e plagosur në gjendje të mirë

The Rock zbulon të vërtetën tronditëse rreth jetës së tij

Gabimet që nuk duhet t’i bëni asnjëherë në Instagram

Gabimet që nuk duhet t’i bëni asnjëherë në Instagram
















TE FUNDIT

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
16 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi publikimin e një dokumenti me firmën e ish kryeministrit Sali Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}