Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna e tifozëve izraelitë në Amsterdam merr përmasa politike, reagon Von der Leyen

2024/11/08 at 11:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna e tifozëve izraelitë në Amsterdam merr përmasa politike, reagon Von der Leyen

Shefi i ri i diplomacisë izraelite, Gideon Saar, do të udhëtojë në Amsterdam për një “vizitë urgjente diplomatike” pas përplasjeve pas ndeshjes së futbollit midis Ajax-it dhe Maccabi Tel-Aviv. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme izraelite.


“Në dritën e ngjarjeve të rënda, ministri i Jashtëm Gideon Saar së shpejti do të niset për një vizitë urgjente diplomatike në Holandë”, tha ministria në një deklaratë.

Dhjetë tifozë izraelitë të Maccabi Tel Aviv u plagosën pasi u sulmuan në Amsterdam nga një turmë pro-palestineze, njoftoi Ministria e Jashtme e shtetit hebre, cituar nga mediat izraelite.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi, gjatë një telefonate me kryeministrin holandez Disk Schoof, atë që ai e përshkroi si “një sulm të paramenduar” ndaj tifozëve izraelitë të futbollit në Amsterdam.

“Kryeministri Netanyahu deklaroi se ai e merr me seriozitetin më të madh sulmin e paramenduar antisemitik kundër qytetarëve izraelitë dhe bëri thirrje për siguri më të madhe për komunitetin hebre në Holandë”, thuhet në një shënim nga zyra e tij

Netanyahu i bëri thirrje kryeministrit holandez Dick Schoof dhe forcave lokale të sigurisë “të veprojnë me vendosmëri dhe shpejt kundër rebelëve” dhe bëri thirrje që dy avionë të dërgohen në Amsterdam për të rikthyer qytetarët izraelitë që ishin viktima të sulmit.

Në internet janë publikuar video që tregojnë njerëz me fytyrat e mbuluara dhe me flamuj palestinezë duke sulmuar një tifoz të Maccabi, i cili u mposht mbrëmë nga Ajax në Europa League.

Kryeministri holandez Dick Schoof dënoi dhunën ndaj tifozëve izraelitë, duke i quajtur ata “sulme antisemite”. “Unë i ndjek me tmerr lajmet që vijnë nga Amsterdami – shkroi ai në X. Sulmet antisemite kundër izraelitëve janë absolutisht të papranueshme. Unë jam në kontakt të ngushtë me të gjithë njerëzit e përfshirë”. Schoof tha gjithashtu se ai foli në telefon me Netanyahun duke i siguruar ata se “fajtorët do të gjurmohen dhe ndiqen penalisht”.

Idinjatë për sulmet ndaj tifozëve izraelitë ka shprehur edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në një postim në X, ajo ka dënuar ngjarjet dhe thotë se antisemitizmi nuk ka vend në Evropë.

“Jam e indinjuar nga sulmet frikacake të mbrëmshme ndaj qytetarëve izraelitë në Amsterdam. Sapo fola me kryeministrin Schoof. I dënoj fuqishëm këto akte të papranueshme. Antisemitizmi nuk ka absolutisht vend në Evropë. Dhe ne jemi të vendosur të luftojmë të gjitha format e urrejtjes”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në X.

Përplasjet shpërthyen gjatë natës në qendër të qytetit holandez në fund të ndeshjes së futbollit mes Ajax-it dhe Maccabi, të cilën vendësit e fituan 5-0. Autoritetet lokale thonë se kanë kryer 57 arrestime në total gjatë ditës.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Para
Protesta/ Qytetarët qëllojnë me sapun godinën e Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Qytetarët qëllojnë me sapun godinën e Bashkisë së Tiranës

Opinion – Intervista ekskluzive me njeriun që zgjidhi disa nga krizat botërore (7 Nëntor 2024) 

Opinion - Intervista ekskluzive me njeriun që zgjidhi disa nga krizat botërore (7 Nëntor 2024) 

Duelet e nëntorit, Sylvinho: Tre lojtarë na vijnë të lënduar, pesë me kartona të verdhë

Duelet e nëntorit, Sylvinho: Tre lojtarë na vijnë të lënduar, pesë me kartona të verdhë
















TE FUNDIT

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com