Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuka: Reformat e integrimit, brenda 2027-ës 

2024/10/18 at 3:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuka: Reformat e integrimit, brenda 2027-ës 

Shqipëria nisi të martën negocimin për grupimin e parë të kapitujve me Bashkimin Europian duke u bërë vendi i parë kandidat që do të aplikojë metotologjinë e re të anëtarësimit. Kjo do të thotë se 35 kapitujt nuk do të negociohen veç e veç, por të grupuar sipas sektorëve që ndërlidhen me njëri-tjetrin. Po çka do të thotë kjo për grupin negociator, është një avantazh apo disavantazh ky për vendin tonë? 

Majlinda Dhuka, ministre e Shtetit, kryenegociatore me BE: Është shumë pozitive. Shqipëria e ka pranuar dhe po e zbaton. Mendojmë që i shërben përshpejtimit të procesit të negociatave. 

Ministrja e Shtetit njëherësh kryenegociatorja me BE, në intervistën për Tv Klan jep një afat edhe më optimist se kryeministri Rama për të përmbyllur teknikisht të gjithë procesin e negocimit, i cili ka deklaruar me bindje se Shqipëria do të bëhet anëtare në 2030. 

Majlinda Dhuka, ministre e Shtetit, kryenegociatore me BE: Shqipëria është teknikisht e gatshme për të progresuar me një çelje të një numri kapitujsht të tjerë që tani dhe po i konsolidon. Ne po i përshpejtojmë reformat kryesore përmes këtij plani reformash për të pasur rezultatet kryesore dhe më të rëndësishme edhe më herët, në vitin 2027. Por përsa i përket të gjithë kapitujve dhe kritereve Shqipëria e ka bërë planin që të përmbushë kriteret për anëtarësim deri në vitin 2030. 

Paralelisht me procesin e negocimit, BE ju ka dhënë mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe pse nuk janë anëtare të përfitojne nga fondet e Brukselit përmes Planit të Rritjes. Kryenegociatorja Dhuka zbulon dhe pjesën që do përfitojë Shqipëria prej planit prej 6 miliardë Eurosh dhe ku do të investohen këto para. 

Majlinda Dhuka, ministre e Shtetit, kryenegociatore me BE: Nga vlerësimet paraprake pritet që Shqipëria të përfitojë së paku 922.1 milionë Euro nga të cilat një pjesë janë grant dhe një pjesë janë kredi zhvillimore me kushte të favorshme për Shqipërinë. Kushtëzimi i përfitimit të këtyre fondeve është hartimi i një axhende kombëtare reformash, format ekonomike dhe të klimës së biznesit, punësimi dhe aftësitë dhe reformat e lidhura me shtetin e së drejtës me sistemin e drejtësisë, sidomos konsolidimi dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. 

Por një kriter i rëndësishëm përveç atij ekonomik që Shqipëria do duhet të përmbushë është dhe kriteri politik, që për kryenegociatoren edhe pse pamjet që ofroi Parlamenti dje nuk janë shumë shpresëdhënëse mendon që do të punojnë së bashku me opozitën për të plotësuar dëshirën e 95 përqind të shqiptarëve që e duan BE. 

Majlinda Dhuka, ministre e Shtetit, kryenegociatore me BE: Një pjesë e madhe e vendimeve të rëndësishem në lidhje me reformat e vendit janë marrë me vendime të përbashkëta, kështu që unë besoj që edhe pozita edhe opozita do të punojnë përsëri bashkë kur vjen fjala për vendime të rëndësishme për ta çuar vendin në familjen europiane. 

Tv Klan 

Ju sugjerojmë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!
Bota

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!

19 Maj, 2025 8:14 pm
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Rajoni

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

19 Maj, 2025 7:42 pm
Para
Opinion – Çfarë do të ndodhë në parlament? (17 Tetor 2024) 

Opinion – Çfarë do të ndodhë në parlament? (17 Tetor 2024) 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Plagosen me thikë dy të mitur, përfundojnë në spital 

Maratona e Tiranës/ Veliaj publikon itinerarin: Më shume së 4500 garues të regjistruar 

Maratona e Tiranës/ Policia publikon masat e marra për rendin dhe sigurinë, ja rrugët që do bllokohen 

TE FUNDIT

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
19 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy...

Lexo më shumë

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
19 Maj, 2025

Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: "Amerika e Para". Tani, pak më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com