Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhoma Amerikane, ankesa për taksat e Bashkisë

2016/05/07 at 3:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhoma Amerikane, ankesa për taksat e Bashkisë

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngriti dje shqetësimin e pasaktësive nga Bashkia e Tiranës në llogaritjen e taksës së pastrimit, taksës së tabelës dhe taksën e re të arsimit. Kryetari i komitetit të taksave dhe ligjeve në Dhomën Amerikane, Artan Bozo, i kërkoi Bashkisë që për taksën e pastrimit të aplikohen tarifa të ndryshme, sipas llojit të aktivitetit që biznesi kryen.

“Ne kërkojmë të nisim një dialog me Bashkinë e Tiranës për tarifat e pastrimit, ku kërkojmë që ato të përcaktohen në bazë të aktivitetit. Ka një mospërputhje në kategorizimin që i bëhet biznesit nga ana e Bashkisë dhe nga kategorizimi që i bëhet biznesit nga Tatimet. Për këtë të përdoret kategorizimi i bizneseve sipas aktivitetit ekonomik që ato kryejnë, sipas kategorizimit që përdorin tatimet, në mënyrë që biznese të caktuara të paguajnë atë tarifë që u takon, por në mënyrë të drejtë”, u shpreh Bozo. Nga Dhoma Amerikane u ngrit si shqetësim edhe taksa e arsimit, e cila po paguhet disa herë nga biznesi.

“Tarifa për infrastrukturën arsimore po paguhet nga çdo NIPT sekondar. Pra i njëjti subjekt, pavarësisht se sa njësi ka, duhet të paguajë po aq herë për të njëjtën tarifë”, u shpreh Bozo. Nënkryetari i Bashkisë, Arbër Mazniku, pohoi se Bashkia e Tiranës ka treguar rigorozitet në mbledhjen e të ardhurave, si dhe shprehu gatishmërinë për ngritjen e dialogut për çdo ndryshim taksash.

Mazniku informoi edhe mbi masat lehtësuese që Bashkia do të ndërmarrë për bizneset e reja. “Për disa nga shqetësimet që ju ngritët, jemi duke marrë masa. Për bizneset e reja në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak kemi një vendim që shtyn pagesën e taksave të bizneseve të reja nga 30 ditë, që është aktualisht në 90 ditë, në mënyrë që bizneset e reja të kenë më shumë kohë për të paguar taksat dhe tarifat lokale”, u shpreh Mazniku.

Ndërsa tabela informuese për vendndodhjen e biznesit, sipas Dhomës Amerikane, po tarifohet si taksë reklame. Këtij shqetësimi, Mazniku iu përgjigj duke saktësuar se paketa fiskale nuk tarifon vetëm tabelat deri në 2 metra katrorë, qoftë informuese, në rast se përdoren për qëllim reklamimi.

ANKESAT E BIZNESIT

Tarifa për infrastrukturën arsimore po paguhet nga çdo NIPT sekondar. I njëjti subjekt tregtar, pavarësisht se sa njësi ka, duhet të paguajë po aq herë për të njëjtën
tarifë.

Tabelat që informojnë vendndodhjen e një subjekti të mos interpretohen nga inspektorët bashkiakë si tabela reklamuese dhe të mos faturohen si tabela për reklamë.

Subjektet apo shoqëritë tregtare që janë në likuidim e sipër, në faliment, apo që janë me status pasiv dhe nuk zhvillojnë aktivitet tregtar, të mos paguajnë taksat vendore.

Të thjeshtohen procedurat e paraqitjes së dokumenteve në regjistrimin e biznesit të ri, statuti i themelimit dhe regjistrimi në QKR-së të kontrollohen online nga Bashkia.

Të thjeshtohen dokumentet që duhen paraqitur në momentin e depozitimit të një kërkese dhe ankese.

Ju sugjerojmë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz
Rajoni

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz

3 Korrik, 2025 7:53 pm
Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve
Bota

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve

3 Korrik, 2025 7:44 pm
Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
Aktualitet

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

3 Korrik, 2025 7:16 pm
Para
Foto fantastike/ Ja si duken pasardhësit e tyre

Foto fantastike/ Ja si duken pasardhësit e tyre

Kush është Sadiq Khan!

Kush është Sadiq Khan!

Vajza që shau politikanët tregon të vërtetën: Si më hoqën mikrofonin

Vajza që shau politikanët tregon të vërtetën: Si më hoqën mikrofonin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
3 Korrik, 2025

Më 19 maj të këtij viti, emisioni “Stop”  në Tv Klan transmetoi një problem nga Maminasi. Zonja Flora Hidri tregoi...

Lexo më shumë

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
3 Korrik, 2025

Qytetari Pajtim Bregaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se një shoku i tij, i quajtur Klement Dylmishi, e...

Lexo më shumë

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
3 Korrik, 2025

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përveçse solli emra të rinj për katër vitet e ardhshme të Kuvendit, hoqi shumë prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com